Laçi ja del edhe me 10 lojtarë, mposht Skënderbeun (VIDEO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Gjysmëfinalja e Kupës së Shqipërisë mes Laçit dhe Skënderbeut.
Laçi-Skënderbeu ora 1-0
Golat: Cetkoviç 49´
Laçi: Selmani, Ademir, Buljan, Çela, Sefgjinaj, Veliaj, Mustafa, Gocaj, Cetkoviç, Nimani, Mitraj
Skënderbeu: Shehi, Abazi, Arapi, Osmani, Lulaj, Eskuerdinja, Dema, Nafiu, Progni, Renatinjo, Orue Gjyqtarë: Bardhyl Pashaj, Nertil Bregasi, Ergin Doda, Orlando Kuka
Pjesa e parë- 30 minutat e para të takimit janë të vakëta, raste të pakëta dhe të pa rrezikshme. Skënderbeu luan më mirë këto minuta dhe tenton të gjejë hapësirë në gjysmëfushën e vendasve. Mirëpo 15 minutat e mbetura të fraksionit parë flasin për kurbinasit.Të cilët krijojnë aksione të shpejta, kundërsulmojnë dhe gjuajnë në portë disa herë, por që përballë Shehit janë të pafat. Garidiani i korçarëve studion mirë lëvizjet e kundërshtarëve dhe pret mrekullisht çdo goditje tyren.
Minutat
Mbyllet takimi
92´ Goditje dënimi për Skënderbeun. E ekzekuton Arapi, por pa rezultat.
90´ Akordohen 3 minuta shtesë.
89´ Rashica ndëshkohet me karton të verdhë.
88´ Goditje dënimi për Laçin. E ekzekuton Soza, por topi kalon vijën fundore.
86´ Zëvendësimi i fundit te Korçarët. Del Renatinjo, futet Xhejms. Tifozët e duartrokasin.
83´ Zëvendësimi i tretë tek Laçi del Gocaj, futet Zefi.
82´ Dhe pse me një lojtar më pak Laçi menaxhon mirë minutat dhe arrin të kundërsulmojë.
80´ Zëvendësim te Laçi, del Cetkoviç futet Albi Dosti.
76´ Zëvendësim te Skënderbeu, Josa aktivizon Orelesin.
75´ Pas daljes me të kuq të Vuthajt, Skëndërbeu shfrytëzon dhe merr kontrollin e lojës, duke qarkulluar dhe tenton të barazojë shifrat.
71´ Lojtari i sapo futur në lojë. Vuthaj bën ndërhyrje të ashpër ndaj Eskerdinjes, me taka në krahëror. Gjyqtari e ndëshkon me karton të kuq. Vëtm një minutë në lojë dhe lë skuadrën me 10 lojtarë.
69´ Çetkoviç provon nga distanca, por gjuajtje e lehtë për Shehin i cili pret qetësisht.
68´ Zëvendësim te Laçi, del Mitraj futet Vuthaj.
66´ Vendasit qarkullojnë topin, luajnë qetë dhe shfrytëzojnë çdo hapësirë për të realizuar golin e dytë.
62´ Çetkoviç tenton i vetëm pranë zonës, provon të depërtoje brenda por ndalet nga mbrojtja mike.
57´ Dema provon nga distanca me të majten e tij por pret Selmani.
56´ Kundërsulm i shpejtë i Laçit nga e majta por del portieri Shehi dhe kontrollon topin.
53´ Përsëri vendasit tentojnë por topi përfundon jashtë kuadratit.
49´ GOOL! Malazezi Cetkoviç më në fund pas disa tentativave ja del të realizojë. Sulmuesi gjuan i vetëm nga jashtë zone por topi devijohet nga njëri prej lojtarëve të Skënderbeu, ku Shehi nuk mund të bëjë asgjë dhe topi përfudnon në rrjetë.
47´ Laçi e nis mirë dhe fraksionin e dytë, tenton të marrë avantazhin, provon me Çetkoviç por pa rezultat.
Starton pjesa e dytë
Mbyllet pjesa e parë 0-0
45´ Laçi po zhvillon minuta të mira, krijon aksione të shpejta goli por përballë Shehit del i humbur, pasi portieri i korçarëve ka pritur çdo gjuajtje të vendasve.
42´ Provon edhe Mitraj por jashtë kuadratit.
41´ Laçi shënon gol me anë të Olsi Gocajt, por gjyqtari akordon pozicion jashtë loje.
37´ Minuta të mira për kurbinasit të cilët kundërsulmojnë por nuk arrijnë të finalzojnë.
35´ Çetkoviç kroson për Çelën brenda në zonë, i cili provon me kokë por pret përsëri Shehi.
34´ Aksion i Laçit. Nimani pason për Çetkoviç i cili pason për Veliaj në zonë, i cili godet fuqishëm drejt portës por pret mrekullisht Shehi.
32´ Veliaj provon nga distanca por pa rezultat.
30´ Skënderbeu tenton me Renatinjën dhe Prognin në të djathtë, me aksione të shpejta por mbyllin mirë vendasit.
27´ Goditje këndi për Skënderben. E ekzekuton Nafiu, topi përfundon në zonë por largon Çetkoviç.
25´ Ka nerva dhe tension mes lojtarëve, pritet ekzekutimi i goditjes këndit.
22´ Goditje këndi për Laçin. E ekzekuton Çetkoviç por grushton Shehi. Provon Veliaj me të majten largon Arapi.
20´ Shkakton faull ndaj Orue, Çela ndëshkohet me karton të verdhë.
19´ Dema ndëshkohet me karton të verdhë.
16´ Loja përqëndrohet në mesfushë. Vendasit tentojnë të kundërsulmojnë por mbyllin mirë miqtë.
14´ Nimani shkakton faull ndaj Prognit. Goditje dënimi për Skënderbeun, e gjuam mesfushori tropojan, topi përfudnon drejt në duart e portieri të vendasve.
09´ Bardhyl Pashaj ndalon lojën për një faull në mesfushë. Ka pak nervozizëm, qetësohet gjendja loja nis normalisht.
05´ Laçi nis një aksion nga krahu i majtë, krosohet në zonë, por pret Shehi.
02´ Rivënie anësore për Laçin, Mustafa kroson për Nimanin i cili gjuan drejt portës, por topi i tij përfundon në duart e portierit të Skënderbeut.
01´ Topin e parë e nis skuadra e Skënderbeut.
Starton takimi mes Laçit dhe Skënderbeut