e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Publikohet libri Emocione, ish-gjyqtari rikthen figura të shquara të sportit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Publikohet libri Emocione, ish-gjyqtari rikthen figura të shquara të sportit

Me pasionin dhe dëshirën për t'i sjellë jo vetëm publikut sportiv shqiptar një libër me ngjarje e protagonistë të shquar sportivë dhe duke e konsideruar sportin si një zinxhir me emocione që nuk mbarojnë asnjëherë, Uvil Zajmi ka publikuar librin e tij të parë "Emocion -1", botim i Omska-s.

12988149_10208205070541045_1497868516_nI njohur si ish-arbitër futbolli, opinionist e gazetar sportiv televiziv dhe autor i shumë shkrimeve me temë sportive në median e shkruar, "Emocione -1" që është i pari në kolanën prej disa të tilla që autori përgatitet të botojë.

Nisur nga eksperienca, i pranishëm në shumë aktivitete sportive kombëtare dhe ndërkombëatre, njohës dhe admirues i shumë disiplinave sportive për më shumë se 40 vite dhe në veçanti njohës i jetës, karrierës të sportistëve protagonistë, Zajmi i pasqyron në librin e tij, mjaft prej tyre.

Ndonëse mjaft prej tyre janë botuar në "Panorama Sport", me të cilën Zajmi ka kohë që bashkëpunon, në libër ai ka sjellë surprzia, duke i pasuruar me të tjerë episode e ngjarje personazhe, duke dashur që ata të mos harrohen, madje duke i vendosur në vendin e merituar të memorjes dhe historisë sportive.

I ideauar me një stil të veçantë trajtimi, përveç fakteve, ngjarjeve, episodeve, eventeve, Zajmi i jep një tjetër element si ku janë sot ish-kampionët, çka e shton më shumë kuriozitetin dhevlerën, pasi kemi të bëjmë me një përshkrim dhe rikthimin emocional të sportistit në kohët e sotme.

Si dëshimtar i mjaft evenimenteve sportive të kohës, ai i ka sjellë në librin "Emocion", ashtu si edhe titulli me mjaft emocion.

Të pranishëm në prezantimin e djeshëm ishin figura të shquara të sportit si Agim Fagu, Bejkush Birçe, Sulejman Starova, Mikel Janku, Edmond Gëzdari, Shkëlqim Muça, Besnik Çela, Iljaz Çeço, etj. Mori pjesë edhe zv.ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Nora Malaj, gazetarë të shquar sportivë dhe profesor Përparim Kabo.