De Biazi sulmon Interin? Handanoviç të ndërrojë ekip
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biazi është bërë sërish protagonist në shtypin italian, por këtë herë jo si një kandidat i mundshëm për zëvendësimin e Antonio Kontes, por për portierin e Interit, Samir Handanoviç.
Portieri slloven ka qenë shpesh herë vendimtar me pritjet e tij në fitoret e Interit me rezultatin e ngushtë 1-0.
Gazeta më e madhe sportive në Itali "La Gazzetta dello Sport", shkruan se De Biazi e ka trajnuar Handanoviçin për pak muaj kur ishte te Udineze në vitet 2009-2010 dhe ngre pikëpyetje nëse qëndrimi i tij është një sulm ndaj Interit.
"Samir Handanoviç është në kulmin e karrierës së tij. Është një portier që mund të luaj me klubet më të mira europiane. Nëse Interi do të privohet nga slloveni do të ketë shumë ekipe që do të trokasin në derën e zikaltrëve.
Mendoj se ai duhet të ndërrojë ambient për t'u motivuar më shumë. Ky është opinioni im i parë nga jashtë, por që ai mund të ketë ide krejtësisht të ndryshme.
Mendoj se është një portier që shumë do të donin ta kishin në skuadrën e tyre",-ka thënë De Biazi sipas asaj "La Gazzetta dello Sport', e cila citon një video të publikuar në 'Repubblica".
