Probleme për Etrit Berishën
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, ka pë- suar një dëmtim të lehtë gjatë javës dhe dje është kontrolluar në klinikën e Lacios.
Sipas mediave italiane, portieri nuk rrezikon sfidën me Sasuolon, por gjithsesi stafi mjekësor i Lacios, për të qenë i sigurt, e dërgoi dje Berishën në qendrën mjekësore.
Gjatë kësaj periudhe, portieri kuqezi nuk është aktivizuar si titullar, për shkak se trajneri Pioli ka preferuar si numrin një Federiko Marketin.
Lacio e shqiptarit kaloi në turin tjetër të Ligës së Europës, duke eliminuar së fundmi Gallatasarajin, por edhe në këtë takim Berisha nuk u aktivizua