e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Bonuçi, presion Interit: Do ti varrosim

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bonuçi, presion Interit: Do ti varrosim

bonuciHashtagu "#iocicre do" (unë besoj), i hedhur në "treg" nga Masimiliano Alegri duket se ka "infektuar" të gjithë bardhezinjtë, ndonëse pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë të 1/8- ave kundër Bajernit në Ligën e Kampioneve, tashmë Juven e presin 4 ditë të zjarrta në të cilat do të përballet dy herë me rivalin e tyre të përjetshëm, Interin.

Nesër në mbrëmje luhet akti i dytë në kampionat, ndërsa të mërkurën, më 2 mars, gjysmë- finalja e kthimit e Kupës së Italisë, me "Zonjën e Vjetër", e cila ka fituar duelin e parë pastër, 3-0. Dhe Leonardo Bonuçi duket një prej më të karikuarve në Torino, pasi mbrojtësi bardhezi lëshon një deklaratë të fortë përpara duelit me ish-skuadrën e tij, Interin, ndonëse nuk harron të mbajë në shënjestër edhe gjigantët e Bundesligës. Interi dhe kampionati

- "Në muajin tetor kishte shumë që qeshnin me ne, sepse realisht ishim shumë poshtë në renditje. Të gjithë menduan se do na groposnin, por tani jemi rikthyer në krye dhe të gjithë kanë frikë nga ne, - shprehet 28- vjeçari.

- Ndoshta, dikush e dha të sigurt edhe faktin se sivjet do të ishte Interi kampion i Italisë, por edhe një herë tjetër gabuan, sepse harruan që ne nuk kishim vdekur. Prandaj, për të konfirmuar edhe 30-minutëshin e flaktë që bëmë në Champions, të dielën duam që të fitojmë dhe ta varrosim Interin, sepse vetëm duke nxjerrë jashtë loje me radhë çdo kundërshtar dhe pretendente për titullin kampion, mund të shkojmë më të qetë drejt fitimit të kampionatit të pestë radhazi".

Objektivi tripletë - Por ndërsa paralajmërimi për Interin ka ardhur, Leonardo Bonuçi nuk ngurron që t'i bëjë presion edhe Bajernit. "Në Champions e nisëm keq, por me nervozizmin që shfrymë në pjesën e dytë dhe me një gramë fat më shumë në minutat finale, mund ta kishim përmbysur Bajernin.

E dimë që ata janë të fortë, por edhe ne treguam se nuk vdesim kurrë, prandaj në ndeshjet e kthimit do të kërkojmë të përmbysim. Duke parë sesi i nisëm, por dhe rikuperimin që kemi bërë, unë jam i bindur se sivjet mund të përjetojmë një sezon legjendar, sepse besojmë te tripleta dhe mund ta realizojmë atë. Guardiola më thuri elozhe? Kur Pep të vlerëson, pa dyshim që krenohem, por objektivi im është që të shkoj në Gjermani dhe ta eliminojmë Guardiolën dhe skuadrën e tij".