e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ergys Kaçe pranë Interit, e konfirmon menaxheri i tij

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ergys Kaçe pranë Interit, e konfirmon menaxheri i tij

Interesimi i Interit për mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Ergys Kaçe, duket se nuk është thjesht një zë merkatoje, por një realitet që mund të zyrtarizohet verën e ardhshme.kace

Këtë lajm e kanë konfirmuar në ditën e djeshme edhe mediat italiane, teksa flitet se futbollisti i Kombëtares shqiptare mbetet në krye të listës së futbollistëve që po vëzhgohen me kujdes nga specialistët e klubit zikaltër.

Mesfushori korçar, i lindur në vitin 1993, është në pronësi të PAOK-ut të Selanikut, por kontrata i skadon në vitin 2017. Për Interin, Kaçe ka një profil interesant, që mund të përshtatet në mekanizmat e formacionit të Mançinit, aq më tepër që vlera e kartonit të tij është rreth 3 milionë euro. Futbollisti kuqezi nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me klubin grek, çka lë të kuptohet se e ardhmja e tij do të jetë larg PAOK-ut.

Sakaq, sipas "FCInternews.it", mes drejtuesve të Interit dhe atyre të PAOK-ut është gjetur një akord mbi bazën 3 milionë euro. Zërat e interesimit të Interit nuk kanë kaluar pa u komentuar edhe në Greqi, ku gjatë një interviste ekskluzive për kanalin "Sports24", menaxheri i futbollistit shqiptar, Zakaris Bougiouklis, ka zbuluar:

"Në ditët e fundit, kemi zhvilluar një takim konstruktiv me drejtuesit e klubit të PAOK-ut për të diskutuar të ardhmen e futbollistit. Ky takim do të pasohet nga një tjetër në muajin e ardhshëm, në të cilin do të vendosim për Kaçen.

Për momentin Ergysi po mendon vetëm që të luajë sa më shumë, pasi kërkon të jetë pjesë e përfaqë- sueses shqiptare në Europianin e Francës". Më pas menaxheri i Kaçes u ndal tek interesimi i Interit: "Po, drejtuesit e Interit na kanë kontaktuar duke na bërë të ditur se janë të interesuar për të siguruar shërbimet e futbollistit, por Kaçe është nën kontratë me PAOKun dhe në rast se dy klubet gjejnë gjuhën e përbashkët, ne jemi gati të bisedojmë.

Klauzola? Kontrata e Kaçes përfundon në vitin 2017 dhe lojtari në bashkëpunim me klubin kanë vënë një klauzolë prej 5 milionë eurosh për prishjen e saj. Për momentin, nuk kemi asnjë akord me ekipe të tjera", përfundoi ai. Në këtë sezon, Kaçe është aktivizuar në vetëm 12 ndeshje të kampionatit grek.