e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Pritje kampionesh ne atdhe per Argjentinen

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pritje kampionesh ne atdhe per Argjentinen
Kombetarja e Argjentines ka mberritur gjate oreve te nates ne aeroportin e Buenos Aires pas eleminimit ne fazen cerekfinale nga Gjermania, ashtu si 4 vjet me pare. Pavaresisht 4 golave te pesuar dhe asnje te shenuar ne kete perballje, skuadra Argjentinase eshte pritur nga 2 mije fansa ne feste duke pershendetur kombetaren dhe trajnerin Maradona.

Menjehere pasi kane zbritur ne atdhe, Maradona dhe nje pjese e stafit teknik kane shkuar ne Federaten Argjentinase te Futbollit ku u takuan me presidentin Ezeiza.  Tekniku bardhekalter ka dale ne dritare duke pershendetur tifozet e shumte te cilet i kane kerkuar te mos largohet nga kombetarja me fjalet: 'Maradona rri me ne', 'Mos u largo, Argjentina... Argjentina'.