e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Mesi: Dita me e trishtueshme e jetes time

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mesi: Dita me e trishtueshme e jetes time
'Ka qene dita me e trishtuar e jetes time'. Nuk mund ta vazhdonte ndryshe deklaraten e tij Lionel Mesi. Pastaj shton edhe nje koncept te pergjithshem: 'Ne Gjermani nuk isha protagonist, sepse nuk mundesha, ketu nuk u bera, sepse nuk munda. Ne 2006, trajneri Pekerman nuk me shikonte, kete here Maradona me dha çelesat e skuadres. Isha vete une qe i humba, jo shoket e mi'. Marrje per siper e pergjegjesive. Ishte minimumi qe mund te bente. Pese ndeshje (Nigeria, Koreja e Jugut, Greqia, Meksika, Gjermania), zero gola.

Nje traverse e nje shtylle ndaj Greqise, asisti per golin jashte loje te Tevezit, shume driblime, goditje me thember, gjarperime te shumta. Por vetem bukuri, qe tashme nuk ia vlejne thuajse fare. Po flasim per Leo Mesin, i cili jo me larg se nje vit me pare, me Barcelonen e tij, mori çdo titull qe i doli rruges, 6 nga 6 trofete e mundshem. Dy boterore te ikur kot ne moshen 23-vjeçare. Maradona e luajti te parin ne moshen 22- vjeçare, por ne fazen e dyte u ndeshkua me karton te kuq. Ishte viti 1982, i Italise. Diego e fitoi me pas ne Meksike 1986, kur nuk ishte ende 27 vjeç. Ne 2014, ne Brazil, Mesi do te jete 27. Ndaj duhet te nxitoje.