e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Uesli Shnajder, mister Holanda

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Uesli Shnajder, mister Holanda
E kane formuar si nje mesfushor te thjeshte, por me kalimin e kohes ka ndertuar vendin e tij si organizator. I kishin vendosur epitetin “Whisky Sneijder”, pasi ne pamundesi per te luajtur gjente prehje tek alkooli, ndersa sot feston me shampanje perpara fytyres se te gjithe kritikeve. Reali i Madridit e shiti si te padobishem per t’i lene hapesire Kakase, por tashme kur i sheh ne fushe, eshte “tulipani” 26-vjeçar ai qe qesh i fundit. Uesli Shnajder eshte nje prej atyre lojtareve qe nese luan futboll, deshiron ta kesh gjithmone perkrah dhe jo te ndeshesh si kundershtar. Sipas te gjitha gjasave, Platini do te thoshte: “Nuk eshte nje dhjete e vertete, por nje nente e gjysme”.

Legjenda franceze e ka gabim: ky lojtar eshte nje dhjete e gjysme. Vrapon, vendos ritmin e lojes, vertikalizon dhe godet porten. Ne te kaluaren ka luajtur si mesfushor i thjeshte qendre apo ne krah, tashme ka thjesht rolin e liderit te skuadres. Lojtari qe kthehu Brazilin ne shtepi. Jo plotesisht i vetem, megjithate pothuajse i tille.

Per te shpjeguar cili eshte Shnajder, duhet te kthehesh pak ne te kaluaren. Jo shume larg, deri me 16 gushtin e vitit 2009. Nje vale euforie perjetohej ne te gjithe Spanjen. Barcelona sapo kishte blere Ibrahimoviç, duke i dhene Interit ne kembim 50 milione euro dhe Eto’o. Ne Madrid, drejtuesit e Realit kunderpergjigjen duke blere ate qe mbetej nga Kaka, ylli qe dy vjet me pare keshilluan Milanin ta shiste per 68 milione euro.

Drejtuesit “merengue” vendosen te shesin Shnajderin, i cili tentoi te qendronte me te gjitha menyrat ne kryeqytetin iberik, ku i pelqenin lokalet e nates, pasi per futbollin nuk mendonte (nuk luante thuajse fare). Holandezi, i blere per 27 milione euro ne vitin 2007, transferohet nen kosto tek Interi, vetem per 16 milione. Reali e shiti, shtoi edhe 52 milione euro dhe afroi brazilianin Kaka. Organizatori pergatit valixhet, por e therrasin ne aksion per nje ndeshje te fundit dhe arrin te largohet nga madrilenet me nje gol te shenuar nga goditje denimi. Me pas Shnajder zbarkon ne Milano, ku ende pa nxjerre rrobat nga valixhet debuton ne derbin kunder Milanin. Prej asaj ndeshjeje kuptohet se zikalterit nuk i kane dorezuar vetem çelesat e apartamentit te ri, por edhe ato te skuadres.

Ne ish-skuadren e Murinjos, triumfuese ne Champions League, ishin te shpeshta rastet kur Uesli Shnajder cilesohej si “njeriu i dites”. Por, tashme ai eshte shnderruar ne “njeriun e vitit”. Pasi ishte truri i sezonit te jashtezakonshem te Interit, ai eshte bere edhe mendja dhe krahu i Holandes, e cila ka shansin te luaje ne finalen e Afrikes se Jugut. 26-vjeçari ka mundesine te realizoje objektivin ku deshtoi nje legjende si Johan Krujf. E pamundur? Shnajder eshte vetem 170 centimetra i gjate, por te premten arriti te shenonte me koke ne zonen braziliane, mes koloseve si Maikon, Lusio, Zhuan, Felipe Melo apo Xhilberto Silva.

Ne pese ndeshje te Kupes se Botes 2010, ai ka arritur te realizoje 4 gola (FIFA ia dha Shnajderit golin e pare te holandezeve, te devijuar drejt rrjetes nga Felipe Melo). Ai eshte shenuesi me i mire i skuadres se Van Marvijk, por nuk mjafton ta vleresosh vetem per kete. eshte keshilltari personal i trajnerit, shpirti i ekipit dhe njeriu qe merr perdore “tulipanet”, duke u shpjeguar se gjithçka eshte e mundur. Ky eshte momenti i tij, viti i tij: çdo top kalon nga Shnajder dhe e gjithe Holanda enderron…