e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Prishtina mbledh yjet e futbollit shqiptar

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Prishtina mbledh yjet e futbollit shqiptar
Ekipi i Prishtinës pritet që të zhvillojë një ndeshje miqësore me yjet e futbollit shqiptar. Ndeshja është planifikuar që të zhvillohet më 15 qershor, me rastin e përvjetorit të 14-të çlirimit të kryeqytetit Kosovar.

Presidenti i klubit të Prishtinës, Remzi Ejupi, ka thënë se këtë ide e ka pasur me kohë, por vetëm tani janë pjekur kushtet që të mbledhë disa nga futbollistët më të njohur shqiptarë.

Në stadiumin e qytetit në Prishtinë pritet që të zbresin yjet shqiptare të futbollit që luajnë nëpër klube të ndryshme evropiane, si Lorik Cana, Granit Xhaka, Debatik Curri, Armend Dallku, Besart Berisha, Alban Meha, Migjen Basha, Samir Ujkani, Etrit Berisha, Valdet Rama, Mërgim Mavraj, Valon Behrami, Xhemajli e shumë të tjerë, raporton KTV-ja.

Ejupi ka thënë se shumica e futbollistëve e kanë pranuar ftesën, ndërkohë që shumë shpejt pritet që të kontaktohet edhe ylli i Bajernit të Mynihut, Xherdan Shaqiri.