Mbaroi festa, sot nis anti-Lituania
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Gëzimi i fitores në Norvegjinë “e akullt” ndihet ende, por Xhani De Biazi kërkon të tregohet profesionist në detyrë, dhe sapo vë këmbën në Shqipëri fillon të mendojë për Lituaninë. Arkitekti i atij triumfi historik u ka dhënë lojtarëve të tij 24 orë pushim për t’i mbledhur sërish mesditën e sotme në hotelin e Kombëtares, ku do të duhet t’ju shpjegojë detyrat për ndeshjen e të martës. Dhe këto 24 orë i shfrytëzon duke u relaksuar edhe vetë. Por ajo që ka bërë në Norvegji duket se mbyt modestinë e tij.
Vjen nga një vend që ka shkruar historinë e futbollit botëror, por duket se nuk e ka të vështirë të kuptojë se me fitoren në Norvegji, ka shkruar një faqe të re në futbollin shqiptar. Madje në faqen e tij zyrtare në internet “Giannidebiasi.it”, lançon shkrimin e bashkëkombësit të tij, Federiko Frenin, ku elozhet për shqiptarët pas kësaj fitoreje historike nuk mungojnë. “Një komb i tërë ka mbajtur frymën në minutat e pafundme të kohës shtesë, për t’u çliruar më pas në britmat e gëzimit e lumturisë, shkruan autori.
Kombëtarja shqiptare bëri të heshtë Oslon, duke e mundur me rezultat dhe duke e mposhtur me lojë një skuadër që, deri ‘dje’, pozicionohej e 29-ta në renditjen e FIFA-s, plot 35 pozicione përpara kombëtares shqiptare. Por, bëri “Surprizën”! Me durimin taktik, ekuilibrin mes reparteve, modulin dhe skemat (nga të cilat erdhi edhe goli nga një goditje dënimi), të provuara dhe të përsëritura deri në detaje në stërvitje dhe që u realizuan përmendësh nga skuadra. Pikërisht, nga skuadra. Lojtarë të mrekullueshëm, njerëz të vërtetë dhe profesionistë të zotët për të dhënë gjithçka, për të vënë në fokus energjinë, kujdesin, impenjimin, sakrificën dhe atë vendosmëri që vetëm një grup i madh mundet ta garantojë”.
Pasi ka shpjeguar pjesën e fushës, ai nuk mund të lërë mënjanë tribunën, ndaj vazhdon më tej: “Dhe pastaj shqiptarët. Njerëz krenarë, të ashpër dhe të mbushur me shpresë dhe forcë. Dhe kjo forcë skuadra e ka ndier, i kishte rrënjët në secilin prej tyre, duke i shtyrë të mos hiqnin dorë për asnjë moment, të dyfishonin forcat dhe të mos e ndienin lodhjen, kundrejt të ftohtit, terrenit të vështirë dhe të tifozllëkut të kundërshtarëve, por me një vesh gjithnjë të prirur të dëgjojë ata 4000 bashkëkombës trima që ishin vendosur në tribunë”. “Che cuore, Albania!”.
E përkthyer më pas edhe në shqip nga vetë autori: “Çfarë zemre, Shqipëri!”. Më pas vazhdon duke theksuar: “Çfarë fitoreje të merituar, Shqipëri, dhe sa e bukur është që mund të ëndërrosh më tej. E ardhmja në këto eliminatore të Botërorit 2014 është e gjitha për t’u shkruar, gjithsesi, mbetet akoma një tatëpjetë. Por ndeshjen ndaj Norvegjisë askush nuk do të mundet të fshijë ose të ta vjedhë. Dhe Kombëtarja shqiptare, Shqipëria, atë natë, në botët e futbollit, ka bërë një hap të jashtëzakonshëm përpara, duke demonstruar një realitet konkret si skuadër, si në lojën e individëve ashtu edhe në zemrën që tregoi në fushë”. Gjithsesi, tani Shqipëria, përveç miqësore me Lituaninë, duhet të bëjë llogaritë për kthimin e vizitës së Norvegjisë, e cila tani e di mirë se nuk duhet të nënvlerësojë.
Valdet Rama
Futbollistët e Kombëtares, pasi kanë festuar edhe 24 orët liri, sot do të grumbullohen në hotelin e përfaqësues në Durrës, ku do të marrin udhëzimet në lidhje me ndeshjen e nesërme miqësore kundër Lituanisë, ku trajneri do të ketë mundësinë të testojë edhe Valdet Ramën në sulm