Presidenti i Korabit dorëhiqet pak ditë pas atentatit: Ja arsyeja e largimit
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Presidenti i klubit të Korabit Fehmi Mëziu ka dhënë dorëheqjen. Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të klubit dhe arsyeja që jepet për largimin e tij është humbja së skuadrës në ndeshjen e fundit ndaj Kamzës.
Dorëheqja e Mëziut nga posti i presidentit të Korabit vjen pak ditë pas atentatit që iu bë në rrugën "Hoxha Tasim", në Tiranë.
Sipas policisë, dy personat e sulmuan atë me thikë, ndërsa ndërhyrja e menjëhershme e forcave të rendit në vendngjarje shmangu tragjedinë.
Mëziu qëndroi për dy vite në krye të skuadrës së Korabit dhe gjatë kësaj periudhe, ekipi u ngjit në Kategorinë e Parë dhe tashmë është pretendent kryesor për të qenë në Superiore sezonin e ardhshëm.
