Boçi: Goli, dedikim për familjen time
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kamzalinjtë ndaj Korabit kanë zhvilluar takimin më të mirë të sezonit, duke marrë me meritë një fitore të bukur, e cila mund të ishte edhe më e thellë.
Gjithsesi kjo fitore e ka ngjitur këtë ekip në vendin e 5-të nga i cili ka përfituar një kalendar komod, ku përveçse do të ketë 5 ndeshje në shtëpi, në dy prej tyre do të jenë ato me Kastriotin dhe Korabin.
Një nga lojtarët që shkëlqeu në këtë takim ishte Xhuljo Mehmeti që realizoi dy gola, ndërkohë që në ditën e tij më të mirë ka qenë edhe mbrojtësi, Xhorxhiano Boçi që realizoi golin e parë.
Ai pas ndeshjes u shpreh:
"Ka qenë një fitore që ekipi ynë e meritoi plotësisht, në sajë të një loje mjaft të bukur. Këtë gol dua t'ia dedikoj familjes time, e cila më ka mbështetur vazhdimisht. Dua të falënderoj edhe shokun tim, Xhuljon që dha atë krosim të bukur që unë munda ta realizoj. Gjithashtu dua të falënderoj trajnerin Devolli për besimin që ai ka treguar ndaj meje. Besoj se Kamza tashmë është jashtë çdo rreziku për të mbijetuar".
Përgatiti: Abdulla Dushku