e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Abazaj i sigurt: I mposhtim rivalët direktë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Abazaj i sigurt: I mposhtim rivalët direktë

Fitorja në shifrat minimale 1-0 ndaj Shkumbinit ishte e para për vitin 2016 dhe për më tepër e para në "Elbasan Arena". Jaupi-ElbasaniVerdheblutë u rikthyen te tri pikët fiks pas 96 ditëve dhe mjaftoi një gol i Kristal Abazajt për të rifutur sërish në garë verdheblutë në luftën për mbijetesë.

Elbasanasit e shohin veten vetëm një pikë larg vendit të parafundit që të dërgon në "play out" dhe tre nga pozicioni që të shpëton përfundimisht dhe nuk ka nevojë për një ndeshje shtesë. Tani që u thye tabuja e fitores këtë vit dhe për më tepër ajo në stadiumin e vet, verdheblutë besojnë se do t'ia dalin me çdo kusht të qëndrojnë.

Abazaj

Autori i golit me vlerë tri pikësh, Kristal Abazaj, në një prononcim për "Panorama Sport" shprehet i lumtur që riktheu skuadrën te fitorja. Sipas tij, në fazën e tretë Elbasani ka për detyrë të mundë të gjithë rivalët direktë dhe të marrë ç'të mundet në sfidat me kreun, sepse qëndrimi edhe matematikisht do të jetë i sigurt.

"Më shumë sesa për golin që shënova, jam i lumtur që ishte skuadra ajo që mori tri pikët. Nëse do të bënim hap fals, atëherë do të ishim jashtë Kategorisë së Parë, ndaj për këtë arsye jam i lumtur për golin e shënuar. Tani ne kemi një detyrë më të vështirë përpara dhe duhet t'i marrim ndeshjet një e nga një, por më kryesorja ka të bëjë me rivalët direktë.

Në bazë të kalendarit i presim nëfushën tonë dhe sfidat ndaj tyre nuk do t'i diskutojmë. Nëse marrim këto pikë, atëherë qëndrimi në kategori është më se i sigurt, por do shpresojmë edhe për pikë me pretendentët", u shpreh për gazetën mesfushori Abazaj, i cili shënoi edhe golin e parë me fanellën e Elbasanit, pas ardhjes në merkaton e janarit.

Përgatiti: Vladimir Mema