e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Presidenti Demi karikon ekipin në grumbullim

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Presidenti Demi karikon ekipin në grumbullim

Partizani është grumbulluar që të martën në darkë për derbin e 144-t të kryeqytetit, që zhvillohet sonte në orën 18:00 në stadiumin "Qemal Stafa". presidentiPresidenti Gaz Demi ka vizituar mbrëmë skuadrën në rezidencën, ku ekipi qëndron i grumbulluar. Kreu i klubit të kuq u ka transmetuar lojtarëve dhe stafit se ata kanë besimin e plotë dhe mbështetjen maksimale të klubit, duke i motivuar në prag të përballjes ndaj Tiranës.

Prania e presidentit Demi është përshëndetur nga ekipi, i cili premton të japë maksimumin të premten në "Qemal Stafa".

Presidenti si gjithnjë gjen mënyra për të karikuar ekipin para derbeve, metoda që kanë rezultuar frytdhënëse në përballjet e shkuara. Edhe për këtë takim do të ketë premio në rast suksesi, por shuma nuk është bërë publike.