Elis Bakaj nga stoli, do të luhet si ndaj
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Skënderbeut Duket se nuk do të ketë surpriza të mëdha në 11-she.
I kushtëzuar edhe nga gjendja e lojtarëve, pritet që trajneri t'u besojë të njëjtëve edhe në derbi, ashtu si në ndeshjet e fundit, Korçë dhe me Teutën. Pritet që në fushë të zbresë një skuadër me skemën 3-4-3, pra e kujdesshme në mbrojtje dhe sulmuese njëherësh.
Elis Bakaj është rikuperuar, por duket se nuk do të jetë gati që ta nisë nga minuta e parë. Trajneri Daja ka menduar që ta përdorë atë vetëm me kalimin e minutave, duke shfrytëzuar kështu klasin e goleadorit të bardhebluve.
Me mungesën e Muçës detyrimisht ka ndryshuar edhe moduli, pasi në mbrojtje do të luajnë 3, Smajli-Teqja-Karan, ndërsa sa me detyra mbrojtëse, aq edhe sulmuese, do të jenë Kërçiku e Hoxhallari nga krahët.
Mesfushori i linjës së djathtë është rikuperuar dhe do ta nisë nga minuta e parë derbin. Në mesfushë pastaj do të jenë Malaj-Karabeci, ndërsa sulmi do t'i besohet Muzakës, Likës dhe Fukuit. Ky ekip u provua edhe në seancën përmbyllëse, e cila u zhvillua në ambientet e "Selman Stërmasi"-t.
Stafi teknik dhe ai drejtues kishin vendosur që dita e bardhebluve të niste herët dhe axhenda ishte realisht e ngjeshur. Që në orën 11:00 ishin në stadium dhe, pasi organizuan ftesën surprizë për kapitenin Ervin Bulku, u zhvendosën drejt e në fushë, ku kryen edhe përgatitjet e fundit.
Për të mos i lënë të lirë, klubi kishte programuar që drekën ta konsumonin bashkë, aty ku nuk mungoi dhe Refik Halili, që mbajti edhe fjalimin e vet motivues para këtij dueli. Pas drekës, direkt iu drejtuan një hoteli në periferi, atje ku u grumbulluan mbrëmë.