e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Prandeli: Vetëm Barça e pathyeshme, Juve mund tia dalë ndaj Bajernit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Prandeli: Vetëm Barça e pathyeshme, Juve mund tia dalë ndaj Bajernit

Ka shumë kohë që italianet nuk fitojnë një kupë. Dhe me këtë Barcelonë të jashtëzakonshme është gati e pamundur. Të mbërrish deri në finale është sikur ta kesh fituar atë.
cezare prandeliPor futbolli italian po përmirësohet ndjeshëm edhe në Europë. Rezultatet e sezonit të shkuar, Juve finaliste dhe Napoli dhe Fiorentina në gjysmëfinale nuk janë një rastësi".

Trajneri Çezare Prandeli, gjatë një interviste për "La Gazzetta Dello Sport", nuk e shikon të pamundur që kampionët e Italisë ta kalojnë Bajernin në 1/8-at e Champions-it.

Vërtet mendoni se nuk mund të konkurrojmë me ekipet e mëdha europiane këtë sezon për shkaqe financiare?

Nëse pranojmë të rrezikojmë dhe vazhdojmë me projektin teknik, mundemi. Nëse ke dy të rinj 23-vjeçar të shkëlqyer dhe i shet te Barcelona apo Reali që të ofrojnë ar, atëherë nuk ke asnjë shans. Por, nëse ke forcën për t'i mbajtur, atëherë po, mundesh.

Duket sikur identikiti i Juves është ai i thesareve Dibala dhe Pogba kaq të kërkuar...

Ekzakt. Vitin e shkuar, Juve u rezistoi përpjekjeve për Pogbanë, por tani ka edhe Dibalën për të nisur një cikël. Një lojtar i shkëlqyer. Por Bajerni, pavarësisht dëmtimeve, është i frikshëm. Është ndeshja më e vështirë e 1/8-ave. Me Bajrenin, Juve ka shanset e saj, nuk është aspak inferiore: do të jetë 50 me 50. Është një skuadër befasuese me një identitet të formësuar dhe që di të qëndrojë në fushë me dy module të ndryshme. Ka lojtarë me cilësi të mëdha teknike, të rinj dhe me dëshirë. Ajo kundër Bajernit është një ndeshje që mund t'i bëjë të ndërgjegjshëm se janë një ekip i madh.

Pra, mund të kualifikohet?

Nuk do të ishte një mrekulli. Juve vjen pas një finaleje këtë vit dhe është një përzierje mes lojtarëve me përvojë dhe fenomeneve të rinj. Alegri është gjithnjë i zoti për të ndryshuar lojtarët dhe modulet gjatë ndeshjes. Bajerni është shumë i fortë dhe ndoshta ka trajnerin më të mirë në botë, por nëse Juve e vendos ndeshjen në një situatë që ata nuk e njohin mirë, atëherë... Bajerni nuk është perfekt, por ka komente perfekte. Nëse është Juventusi që bën ndeshjen, duhet parë sesi do të mbrohen gjermanët.

Por Barcelona është e pathyeshme?

Është e një tjetër kategorie. Më shumë se kurrë. Luis Enrike po bën një punë të shkëlqyer, një grup që vlerësohet dhe gëzon raporte të shkëlqyera në dhomat e zhveshjes.

E patë penalltinë-asist të Mesit?

Të gjithë duan që shokët të shënojnë. Do të thosha se është gati e pathyeshme. Prandaj vendi i dytë vlen Champions-in, ashtu si finalja e Italisë në "Euro 2012" ndaj Spanjës. Mund të japësh maksimumin, por ata janë të paarritshëm.

Por cila mund të jetë surpriza?

Juve. Ata mund të hyjnë mes favoritëve Barcelonës, Bajernit dhe Realit dhe të përsëritin 2015-ën.