e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Denoncim në Parlamentin Europian: Bejl u ble me fonde publike

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Denoncim në Parlamentin Europian: Bejl u ble me fonde publike

Tre deputetë të Parlamentit Europian kanë denoncuar klubin e Realit të Madridit dhe kanë kërkuar që transferimi i Garet Bejlit të hetohet.

bejlDaniel Dalton, Sander Lons dhe Ramon Tremosa pretendojnë se skuadra spanjolle ka përdorur para që ishin fonde publike për të realizuar blerjen e futbollistit uellsian nga Totenhemi.

Sipas tyre, fonde të dhëna edhe nga Komisioni Europian për zhvillimin e qytetit të Madridit janë marrë në mënyrë abuzive nga presidenti Florentino Perez, i cili i ka qarkulluar për të kryer përforcimet e synuara për skuadrën e futbollit. Për shkak të abuzimit në bashkëpunim me pushtetin vendor, pak kohë më parë u pezullua edhe projekti për rikonstruksionin e stadiumit "Santiago Bernabeu".