e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Laveci në Kinë, do të fitojë 30 euro në minutë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Laveci në Kinë, do të fitojë 30 euro në minutë

Ezekiel Laveci i ka dhënë fund telenovelës së tij europiane dhe nga dje ka nisur zyrtarisht atë kineze. Sulmuesi argjentinas ka lënë PSG-në për t'u transferuar në skuadrën e Hebei Fortun, për një shifër prej 5 milionë eurosh.

laveciGjithsesi, më shumë sesa shuma që ka vajtur në arkat e klubit të udhëhequr nga sheiku Naser Al-Khelaifi është paga që do të fitojë 30-vjeçari, ajo që po trondit botën. Ezekiel Laveci ka firmosur një kontratë dyvjeçare, nga e cila do të përfitojë 16 milionë euro në sezon.

Realisht një çmenduri... Kjo e bën ish-kampionin e PSG-së një prej lojtarëve më të paguar në botë, saktësisht i shtati pas Lionel Mesit, Kristiano Ronaldos, Zlatan Ibrahimoviçit, Uejn Runit, Robin Van Persit dhe Azamoah Gianit, që gjithashtu luan në Kinë. Gjithsesi, Laveci nuk mund të qahet, duke qenë se me kontratën e re ai do të ketë luksin të fitojë 1 milion e 340 mijë euro në muaj.

E përkthyer në përpjesëtime të tjera shifrat e argjentinasit duken edhe më të çmendura, sepse kontrata me Hebein i garanton atij 44 mijë euro në ditë, 1833 euro në orë, ose 30 euro në minutë. Zgjidhni kë të doni, fakt është që Laveci është një supermilioner tashmë...