e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Lamtumirë PSG-së, Zlatani nuk i mbyll dyert rikthimit në Itali

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Lamtumirë PSG-së, Zlatani nuk i mbyll dyert rikthimit në Itali

Zlatan Ibrahimoviç dhe PSG-ja do t'i thonë lamtumirë njëri-tjetrit në fund të këtij sezoni, pasi vetë sulmuesi suedez e ka ndarë këtë vendim me klubin, shokët e skuadrës dhe tashmë edhe median:

ibra"Diçka e madhe do të ndodhë në të ardhmen time", u shpreh tri ditë më parë vetë 34-vjeçari. Por ndërkohë ishte Tiago Silva që konfirmoi pas ndeshjes me Çelsin: "Zlatani do të lërë Parisin në fund të këtij sezoni, prandaj ne të gjithë do të mundohemi që ta përshëndesim me Champions-in". Ndërsa dje ishte vetë futbollisti që të pranojë:

"E ardhmja ime është e vulosur, sepse kontrata ime skadon në fund të këtij sezoni. Një rikthim në Itali? Ndoshta, nuk i dihet. Gjithsesi, më presin ende tre muaj intensivë me këtë skuadër, prandaj jam i përqendruar totalisht te PSG-ja, - shprehet futbollisti me origjinë boshnjake, i cili në lidhje me paraqitjen e bërë kundër Çelsit, shpjegon.

- Ishte një ndeshje shumë e bukur dhe e merituam fitoren. Nëse luajmë me të njëjtin ritëm dhe arrijmë ta menaxhojmë lojën siç bëmë në këtë duel të parë të 1/8-ave, atëherë nuk do ta rrezikojmë absolutisht kualifikimin tonë në Angli. Gol apo autogol? Gol i imi. Nuk ma heq dot njeri atë".