Portieri Hoxha mban premtimin ndaj Çiljetës
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Alban Hoxha ka mbajtr premtimin e dhënë ndaj Çiljetës. Në derbin e luajtur në "Qemal Stafa" mes Partizanit dhe Tiranës, këngëtarja i kërkoi fanellën por portieri i tha që do tia dhuronte herën tjetër.
Kështu futbollisti i të kuqve e ka mbajtur premtimin pasi i ka dhuruar bjondines bukuroshe fanellën e Kombëtares Shqiptare.

Vetë këngëtarja Xhilaga ka postuar në profilin e saj një foto me fanellën që i ka dhuruar portieri i Partizanit Alban Hoxha, pas grumbullimit me Kombëtaren për dy miqësoret e fundit.
Ja komenti i Çiljetës në "Instagram": "Ja dhe dhurata që mora sot nga lali im, Alban Hoxha . Portieri më i mirë në Botë, i preferuari im"