Laçi- Partizani 0-0/ Gjyqtari Beqiri fal Shetën
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Takimi Laçi-Partizani i ishte besuar gjyqtarit të kolegjiumit të Tiranës, Ardjan Beqiri, i cili që në vërshëllimën e parë u ndesh me lojën e ashpër në fushën e lojës.
Për të dhënë mesazhin e një gjyqtari strikt, Beqiri që në minutën e parë dha nga një karton të verdhë për skuadër, Sefgjinit të Laçit dhe Dajës së Partizanit. Përpos paralajmërimit, ndërhyrjet e ashpra vazhduan.
Në minutën e 23-të për një ndërhyrje të tillë arbitri ndëshkon me karton të verdhë Arjan Shetën, por pesë minuta më pas gjyqtari i fal kartonin e kuq mbrojtësit të Laçit. Duke parë që Torasa po i drejtohej zonës, mundësia e vetme e Shetës ishte që ta ndalonte lojtarin e kuq me një ndërhyrje nga prapa.
Gjyqtari Beqiri akordon vetëm goditje dënimi për Partizanin, ndërsa ndaj Shetës nuk ndërmerr asnjë masë disiplinore. Kartoni i verdhë ishte më se i pranueshëm në këtë rast, por nuk dihej si do të shkonte ndeshja nëse Laçi do të mbetej me 10 veta.
Në pjesën e dytë gjyqtari përdori metodën e kompensimit, pasi në dy raste, minuta 55 dhe 73, nuk i mori parasysh ndë- rhyrjet e Dajës. Përpos kë- tyre rasteve të evidentuara, edhe disa ndërhyrje të tjera të ashpra mbetën të pandëshkuara.