Laçi 0-0 Partizani/ Tension në fund të ndeshjes, Dervishi sherr me delegatin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
-Hyrja ka qenë falas për të gjithë tifozët dje në stadiumin "Laçi". Kjo ka bërë që ndeshja të ndiqet nga një numër i konsiderueshëm mbështetësish, ku të shumtë kishin ardhur edhe nga kryeqyteti.
-Futbollistët e moshave të ekipeve U-17 dhe U-19 të Partizanit e ndoqën dje përballjen duke u akomoduar fillimisht te zona A në tribunë. Por më pas vjen një urdhër që kishte të bënte me postimin e tyre, të cilët u vendosën te sektori i tifozërisë së kuqe.
-Presidenti Pashk Laska dhe homologu i tij, Gaz Demi, e kanë ndjekur pranë njëri-tjetrit takimin. E veçanta ishte se në kahun tjetër të presidentit të Partizanit, këtë radhë u pa këshilltari i tij, Sulejman Starova.
-Trajneri i Laçit, Eugent Zeka, u ftua në fund të takimit nga mediat për të dhënë deklaratat e postndeshjes. Duke parë Zekën në këtë pozicion, italiani Bankini është afruar për të bërë dhe ai të njëjtën gjë. Dikush i tha në italisht "tra dopo". Bankini buzëqeshi dhe u pozicionua te pankina e Laçi.
-Agostineli sapo ka dëgjuar vërshëllimën e fundit të gjyqtarit, ka shpërthyer në italisht me akuza duke qenë i ashpër. Fillimisht trajneri ka thënë se nuk e di se si do të silleshin vendësit, nëse në terren do të kishte dikë tjetër. Ndërsa më pas ka shfryrë lidhur me vendimin e gjyqtarit kryesor ndaj ndërhyrjes së Shetës në minutën e 28-të. "Duhej kartoni i dytë i verdhë. Nuk është e drejtë", ka pohuar Agostineli.
-Drejtori i të kuqve, Dritan Dervishi, u pa mjaft i acaruar në fund të takimit. Zyrtari i klubit Partizani, fillimisht debatoi ashpër me delegatin Bastari, aq sa ofendimet për pak sa nuk ua lanë vendin duarve.
- Menjëherë Dervishi i komunikoi zyrës së shtypit të klubit se askush nuk duhej të prononcohej për mediat. Një vendim që më pas është kthyer nga vetë Dervishi dhe para mikrofonave u shfaq trajneri Agostineli.
-Kontestime ka pasur edhe nga pala vendase për disa vendime të treshes gjykuese. Por më të forta ato kanë ardhur nga mbështetësit në shkallët e stadiumit.