Policia, masa per Shqiperi-Norvegji. Rama: Uroj qe Kombetarja te beje ate qe shqiptaret duan
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ne prag te ndeshjes mes Kombetares sone dhe Norvegjise ne stadiumin “Qemal Stafa”, policia ka deklaruar marrjen e masave per mbarevajtjen e ndeshjes, nderkohe qe urimeve per sukses te skuadres sone i eshte bashkuar mengjesin e sotem edhe kreu i PS-se.
Edi Rama u ka uruar shume sukses “cunave kuqezinj dhe trajnerit’ per ndeshjen e sotme mes kombetares sone dhe Norvegjise.
Rama ka deklaruar se pret gjithe ata qe shqiptaret deshirojne. “Uroj shume qe sot Kombetarja te beje ate qe te gjithe shqiptaret deshirojne. Sukses cunave kuqezinj dhe trainerit tone te mencur!”- shkruan Rama ne profilin e tij ne Twitter.
Masat e policise
Policia ka njoftuar marrjen e masave dhe anagahzim te plote per mbarevajtjen e ndeshjes. Në një njoftim të saj policia thekson se gjatë hyrjes së tifozëve në stadium do të ushtrohet kontroll i imtësishëm në drejtim të parandalimit të futjes në impiantin sportiv në fjalë të sendeve të ndaluara si: mjete e sende të forta, fishëkzjarre, shishe të ndryshme, kapsolla, flamuj me shkopinj, parrulla me mbishkrime jo të përshtatshme etj.
Gjatë mesditës policia do të bllokojë edhe disa segmente rrugore që të çojnë për në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë.
“Duke filluar nga ora 14:00 deri më 24:00 do të bllokohen rrugët “Dervish Hima”, “Asim Zeneli” dhe “Perlat Rexhepi”, si dhe te Sheshi “Nënë Tereza” deri tek Presidenca”- thuhet ne njoftim.