De Biazi me kembe ne toke: Sfida ndaj Norvegjise, jovendimtare
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tekniku kuqezi, Chani De Biazi, tentoi të ulëte disi presionin në prag të ndeshjes kualifikuese për Botërorin, “Brazil 2014”, ndaj Norvegjisë, e cila do të zhvillohet ditën e nesërmë në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. Tekniku 56-vjeçar, theksoi në konferencën për mediat se kjo ndeshje nuk është vendimtare për kualifikimin e Shqipërisë në Botëror. Sipas italianit, edhe nëse Shqipëria arrin të fitojë, ajo ka edhe 4 sfida të tjera për të kaluar, tri prej të cilave në transfertë.
“Përballja me Norvegjinë nuk është vendimtare. E them këtë sot me shumë qartësi, për faktin e thjeshtë se gjithçka do të varet nga rezultatet që do të arrijmë në katër sfidat e fundit, ndër të cilat 3 janë në transfertë. Duhet ta kuptojmë që fitorja me Norvegjinë nuk do të ketë asnjë vlerë nëse i humbasim takimet e mbetura”, tha De Biazi. I pyetur për formacionin që do të hedhë në fushë ditën e nesërme, tekniku kuqezi De Biazi nuk zbuloi asnjë detaj, por pranoi se ka dyshimet e tij vetëm në një rol thelbësor të skuadrës.
“Akoma nuk e kam vendosur formacionin, sepse kam dyshimet e mia, që lidhen me një rol thelbësor. Formacionin përfundimtar do ta vendos pas seancës së fundit që do të zhvillohet paraditen e kësaj të premteje. Të gjithë së bashku duhet të japim ndihmën tonë, sepse pritshmërinë për këtë ndeshje janë shumë të mëdha. Kërkohet maksimumi nga skuadra, por ndeshje të tilla duhet të përballohen me shumë zgjuarsi dhe përqendrim maksimal, sigurisht duke respektuar edhe kundërshtarin”, shtoi tekniku.
“Dua të nënvizoj që atmosfera në kombëtaren shqiptare ka ndryshuar shumë dhe ky është një aspekt shumë i rëndësishëm. Gjithçka u detyrohet këtyre djemve, që i kanë dhënë jetë një projekti me djem të rinj, që dëshirojnë të kualifikohen, jo vetëm në botëror, por edhe në Euro 2016 dhe më tej.
Pavarësisht revolucionit që kemi bërë në skuadër dhe rezultateve që kemi arritur deri tani, të cilat duhet ti rikonfirmojmë, dua të theksoj që, më i rëndësinë e hedhjes së bazave për të ardhmen”, tha De Biazi në fjalën e tij. Sa i përket kundërshtarit, tekniku italian rezervoi vlerësimet maksimale, madje theksoi se do të jetë e vështirë për t’i befasuar nordikët, sikurse ndodhi në sfidën e Oslos.
“Do të përballemi me një skuadër shumë të fortë, që ka shumë cilësi dhe mbi të gjitha forcë fizike. Edhe në vijnë pas dy fitoreve në grup, ku nuk kemi pësuar asnjë gol, ndaj duhet të ruajmë vazhdimësinë. A do t’i befasojmë sërish? Nuk e di. Ata tashmë janë të përgatitur për gjithçka”, përfundoi ai.