Podolski 'profet': 2-0 e mundim Portugaline
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Gjermania do zhvillojë kampionatin e 12-të evropian në Poloni dhe Ukrainë. Ata e kanë fituar tri herë dhe kanë arritur në finale më shumë se çdo skuadër tjetër në Evropë. E gjithë vëmendja është fokusuar tek gjenerata e artë e Gjermanisë, të cilët mund të kenë shansin e fundit për të fituar një trofe evropian me fanellën e përfaqësueses. Një nga pikat kyçe të “pancerave” është kampi defensiv, ku edhe pse kanë pasur probleme, këtë vit pretendojnë të jenë më stabël se në vitet e kaluara. Mbrojtësi më i shquar do të jetë sërish Filip Lahm, i cili ndryshe nga Botërori 2010 do luajë në të majtë.
Filip Lahm do të zhvillojë Evropianin e tretë në karrierë dhe, ndryshe nga ish-shoku i tij Mikael Balak, premton se ka përvojën dhe aftësitë e duhura drejtuese për t’i dhënë kombëtares trofeun e shumëpritur. Gjatë konferencës për shtyp, mbrojtësi i hekurt Lahm flet për përgjegjësitë dhe shanset që ka Gjermania për të fituar titullin, ndërsa nga ana tjetër sulmuesi Lukas Podolski ka kërcënuar drejtpërdrejt homologun e tij portugez, Kristiano Ronaldo. “Shpresoj që projekti i ri i trajnerit Joakim Lëv të ketë sukses. Unë do pozicionohem në të majtë dhe duhet që skuadra të funksionojë në tërësi, jo në role të veçanta.
Duhet të fokusohemi tek forcat tona dhe të respektojmë çdo vendim të trajnerit. Çelësi i suksesit në këtë Evropian është të korrigjojmë gabimet e mëparshme. Konkurrenca do jetë e fortë dhe arma jonë është të funksionojmë si skuadër, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të ndalësh Ronaldo&Co, apo Spanjën dhe Holandën. Jemi mësuar të gjendemi nën presion, prandaj tre rivalët në grup, si Holanda, Portugalia dhe Danimarka, nuk na frikësojnë”,- nënvizoi Lahm duke premtuar finalen,- “Jemi më mirë se në 2008-ën dhe më të fortë se çdo skuadër tjetër. Kam mësuar shumë nga kjo eksperiencë dhe shpresoj të jetë e treta e vërteta. Është ëndrra ime të ngre trofeun si kapiten”,- përfundoi ai. Kurse Lukas Podolski kërkon revanshin që në ndeshjen e parë duke parashikuar edhe rezultatin përballë Portugalisë së Ronaldos.
Podolski bën “profetin”: “Gjermania fiton 2-0! Nuk e di a i vjen mirë Portugalisë. Në këtë Evropian do zhvilloj ndeshjen e 103-të, pra do jem pjesë e finales patjetër. Sigurisht që portugezët do përpiqen të jenë të rrezikshëm, por tashmë ata e dinë se çfarë i pret, pasi ia kemi treguar edhe më parë rezultatin tonë. Me agresivitet dhe dyluftime të forta, mundet jo vetëm Ronaldo, por i gjithë grupi i tij. Ndeshja e parë është më e rëndësishmja. Fituesi mbart në vetvete prestigj”,- tha Podolski.
Përgatiti: ENIAR IBRO