Bufon: Jap 2-3 vite jete qe Italia te fitoje
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pritja ka marrë fund, që nga dita e djeshme ka startuar kampionati evropian i futbollit në Poloni dhe Ukrainë. Kombëtarja italiane do të debutojë të dielën në orën 18:00 ndaj Spanjës, por ndërkohë portieri i të kaltërve, Xhixhi Bufon, ka shprehur ndjesitë dhe emocionet e tij në prag të sfidës: “E kam shumë për zemër, shpresoj dhe besoj se mund t’ia dalim… Ajo për të cilën jam i bindur, është se do të jepja 2-3 vite jetë që Italia ta fitonte këtë kompeticion.
Ne të gjithë e ëndërrojmë një gjë të tillë. Të gjithë duam ta shohim Italinë në festë, të shohim njerëzit që ndihen krenarë për kombëtaren e tyre, të shohim ngjyrat tona të valëviten në majë. Do të ishte dhurata më e bukur për këtë fundsezoni”. Më pas, portieri i Juventusit ka vazhduar: “Më në fund ka filluar Evropiani dhe pritja e bezdisshme që ndjenim të gjithë në prag të fillimit të kompeticionit besoj se ka kaluar. Kam pak frikë dhe kuriozitet për ndeshjen tonë, por është e justifikueshme. Është njësoj si të përgatiteshim, pas dy vitesh punë, për një provim. Ne të gjithë e dimë se çdo provim i rëndësishëm përmbledh në vetvete vështirësi dhe probleme.
E rëndësishme është të kesh studiuar, por aspekti që ka më shumë vlerë, është që t’i largosh emocionet dhe të kesh një gjendje fizike dhe psikologjike për t’u pasur zili”. Kapiteni i të kaltërve u është drejtuar më pas tifozëve: “Mbështetja e tifozëve dhe afeksioni i tyre do të jetë vendimtar dhe do ishte sinjali më i fortë kundrejt atyre që duan të krijojnë fraktura mes nesh dhe mbështetësve tanë, – vazhdon Bufon. – Shpresoj që ata të fillojnë të arsyetojnë me kokën e tyre, duke uruar që të mos ndikohen nga askush. Ne do të bëjmë detyrën tonë, do të japim maksimumin, për këtë gjë askush nuk duhet të ketë dyshime. Shpresojmë që kjo të mjaftojë, përndryshe do të duartrokasim për fituesin dhe për ata që janë treguar më të zotët. Sporti është kompeticion dhe në çdo eveniment të tillë duhet respektuar beteja për fitoren dhe rivalët më të fortë. Ne jemi gati të luftojmë, por me tifozët në krah…”, – ka përfunduar Bufon.
“90 minuta agresivitet, kështu mposhtet Spanja”
Katër vite më parë, në kampionatin evropian të vitit 2008, vetëm penalltitë e kanë lejuar Spanjën të fitojë ndaj Italisë. Atëherë në pankinën e të kaltërve ishte Donadoni. Ish-trajneri ka gati edhe “recetën” sesi mund të mposhtet ekipi i “furive të kuqe”: “Ata vuajnë shumë nëse sulmohen, por duhet të ruajmë agresivitetin për 90 minuta, – rrëfen Donadoni. – Më mirë të përballesh menjëherë me ta, shoh më tepër stimuj nëse luan menjëherë me më të fortët. Ndeshja e katër viteve më parë? Atë ditë Spanja nuk ishte shumë superiore ndaj Italisë, pastaj ka shumë mundësi për interpretime. Nëse evropiani im ka qenë zhgënjyes, po Botërori i 2010-ës çfarë ishte, katastrofë?!”.
“Ata mbajnë topin, ne shënojmë me kundërsulm”
Trajneri italian i PSG-së, Karlo Ançeloti, gjatë një interviste të dhënë për “Corriere dello Sport”, ka bërë një parashikim në favor të të kaltërve në prag të ndeshjes debutuese të tyre ndaj Spanjës të dielën. “Sipas mendimit tim, Italia nuk do të humbasë kundër spanjollëve. E di mirë se si do shkojë, ata mbajnë topin gjatë gjithë kohës dhe ne u shënojmë në kundërsulm, – ka pranuar trajneri italian. – Unë mendoj se ne mund të arrijmë në finale, edhe pse në një evropian duhet të të shkojë gjithçka më së miri. Katër vite më parë Spanja u bë Spanja që shohim tani, sepse eliminoi Italinë me penallti në çerekfinale. Mjafton shumë pak për ta ndryshuar historinë”.
De Rosi mban Italinë jashtë skandalit të basteve
“Nuk duhet të përziesh kombëtaren me diçka shumë gjigande në të cilën nuk kemi punë, siç është skandali i basteve. Nuk dua të jem në mes të një kontestimi për diçka që nuk e kam bërë”. Kjo është kërkesa e Daniele De Rosit vetëm 24 orë para debutimit në Evropian ndaj Spanjës. Futbollisti i Romës, i cili është transformuar në mbrojtës nga Prandeli, është shprehur totalisht i disponueshëm për këtë ndryshim: “Ka 99.9 për qind mundësi që të luaj më i tërhequr, do të jem ura lidhëse mes mesfushës dhe mbrojtjes. Edhe te Roma jam alternuar mes dy pozicioneve dhe jam tërësisht në dispozicion të trajnerit dhe skuadrës, – thekson De Rosi. – Jam gati të bëj gjithçka për të ndihmuar Italinë që të fitojë. Jam shumë i kënaqur që jam pjesë e skuadrës, pasi për mendimin tim, Evropiani është kompeticioni i dytë më joshës dhe më i rëndësishëm pas Botërorit”.
Baloteli, viktimë e racizmit: Zezak dhe hebre!
Çështja për diskutim ka qenë e qartë: “Prindërit adoptivë të zezakut Baloteli janë hebrenj”. Kaq ka mjaftuar për t’u dhënë start komenteve në “Stormfront”, dega italiane e Ku Kluks Klanit, që ka nisur racizmin pas vizitës së Mario Balotelit në Aushvic. Italia do debutojë të dielën ndaj Spanjës në Evropian dhe racizmi ndaj sulmuesit italian nuk ka të mbaruar. Ka qenë i menjëhershëm reagimi i komunitetit hebraik në Milano: “Kërkojmë mbylljen e uebsajtit dhe aplikimin e ligjit që dënon ideologjinë nazifashiste”. Ndërkohë, sulmuesi italian ka marrë ditën e djeshme një goditje në kavilje nga Tiago Mota gjatë stërvitjes, ndërsa mësohet se do të luajë me këmbën e fashuar.
Kielini karikon të kaltrit
Xhorxho Kielini është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi që e mbajti në dyshim për pjesëmarrjen apo jo në Evropian me kombëtaren italiane për disa kohë. Aktualisht mbrojtësi i Italisë dhe Juventusit është në formë shumë të mirë dhe u ka lëshuar sfidën kampionëve në fuqi. “Do të zbresim në fushë të vetëdijshëm për forcën e rivalëve, por edhe për mundësinë që të luajmë ndeshjen tonë dhe të fitojmë. Do përpiqemi që t’i limitojmë cilësitë e tyre të padiskutueshme, por edhe të nxjerrim në pah defektet që kanë dhe vlerat tona. Jam i bindur se kemi gjithçka duhet, për të mposhtur Spanjën”.