Gjermani-Portugali, atje ku priten gola
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Gjermania dhe Portugalia do të luajnë një ndeshje direkte për kalimin e fazës në grupe, pasi të dyja skuadrat shihen si rivalet kryesore për realizimin e këtij objektivi, së bashku me Holandën. Një trepikësh në këtë sfidë do të ishte një hap bindës për realizimin e këtij objektivi për secilën prej skuadrave.
Analiza/ Gjermania Kombëtarja e trajnerit Joakim Lëv është cilësuar si favoritja kryesore për të triumfuar në “Euro 2012″, ndonëse janë në grupin “e ferrit”, me kundërshtarë si Portugalia, Holanda dhe Danimarka. Arma më e fortë e gjermanëve është produktiviteti në sulm. Loja bazohet te shpejtësia (kundërsulmet) e lojtarëve si Myler apo Podolski, finalizimi i Gomezit apo Kloses, por edhe te aksionet me shumë pasime e asiste të zgjuara të Ozilit.
Një kombinim i disa taktikash për të shënuar, duke u përshtatur edhe me filozofinë që ka kundërshtari. Gjermanët kanë arritur të jenë mjaft produktivë para portës ndërsa, në pesë ndeshjet e fundit, kanë shënuar 12 herë. Gjithsesi, nuk mungojnë as shqetësimet për teknikun Lëv, pasi reparti i mbrojtjes ka treguar probleme serioze. Pikërisht, në pesë takimet e fundit, ata kanë pësuar plot 10 gola, pesë prej të cilëve ndaj Zvicrës. Badshtuber dhe Mertesaker treguan se vuajnë ndaj futbollistëve të shpejtë dhe ndaj Portugalisë do të kenë jo pak shqetësime nga Nani apo Ronaldo. Në aspektin kualitativ, gjermanët janë favoritë për të fituar, duke theksuar mbi të gjitha organizimin perfekt të lojës, por njëkohësisht rrezikojnë ndjeshëm që Nojeri të mos e ruajë dot të paprekur portën.
Analiza/ Portugalia Paulo Bento ka ndryshuar komplet filozofinë e lojës së portugezëve, duke i kthyer të gjithë në mbrojtje dhe duke tentuar golin me kundërsulme dhe me vetëm një sulmues (Postigën) dhe dy mbështetës, Nanin dhe Ronaldon. Kjo u ka dhuruar mundësinë që të zbehin ndjeshëm rrezikshmërinë për të pësuar gol, madje në pesë ndeshjet e fundit, tre prej tyre i kanë përfunduar në barazim pa gola. Por, ky tregues nënkupton gjithashtu që me taktikën e re zbehet edhe mundësia për të shënuar. Përballë gjermanëve, Portugalia pritet të mendojë në radhë të parë për të mos pësuar, edhe pse do të jetë një mision shumë i vështirë.
Gjermanët zhvillojnë aksione me pasime të shumta dhe topa të infiltruar, ndërsa mbrojtësit e Portugalisë janë të fortë fizikisht, por të pasaktë taktikisht. Nëse pësojnë gol, atëherë ata do të heqin dorë nga skemat defensive dhe do hidhen në sulm, çka do rrisë shanset e tyre për të shënuar para mbrojtësve kundërshtarë (sidomos atyre të qendrës), por njëkohësisht edhe të rritet ndjeshëm rreziku që të pësojnë gola. Parashikimi Duke ditur që kemi të bëjmë me skuadra që kanë sulm të rrezikshëm dhe mbrojtje problematike, pret që të shënohen të paktën tre gola. Për sa i përket suksesit, gjermanët janë pa diskutim të favorizuar ndjeshëm, madje që në pjesën e parë.