Podolski: E thyejme tersin ndaj Italise
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mesfushori Lukas Podolski pritet të rikthehet titullar ndaj Italisë. Ai ka qenë “viktimë” dhe dëshmitar i dështimit të kombëtares së Klinsmanit në vitin 2006. Gjatë një interviste për “Bild”, 27-vjeçari me origjinë polake shprehet optimist duke thënë se ka ardhur dita që Italia të marrë valixhet në përballjet zyrtare me gjermanët. “Nuk mund të na bëjë presion askush nëpërmjet statistikave. E di që s’kemi fituar ndaj tyre, por erdhi momenti i duhur për Gjermaninë që ta thyejë atë seri apo atë ters ndaj Italisë.
Të gjithë janë të vetëdijshëm që nuk mund të bëhen krahasime historike dhe të bazohemi te bilancet, pasi edhe italianët e dinë që sot ne kemi një taktikë dhe filozofi tjetër, ose më saktë ‘vrasëse’ për ta. Italia mund të jetë e frikshme në letër, por ne duam finalen dhe për këtë na duhet t’i ndëshkojmë ata. Prandaj për Italinë, gjysmëfinalja është fundi në këtë Evropian. Ata vërtet na befasuan me lojtarë si Pirlo, Baloteli apo Kasano, por ne nuk surprizojmë njeri”, – tha Podolski.