Hodgson ka ne plan 'revolucionin' tek Anglia
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pasi u mposhtën nga axurrët me penallti, kombëtarja e “Tre Luanëve” duan të hapin një fletë të re. Trajneri i tyre, Roi Hodgson, ka pohuar se do t’i kthejë sytë nga brezi i ri, si një mundësi e mirë për ta ndihmuar Anglinë që të kualifikohet për në Kupën e Botës së ardhshme. Hodgson është i prirur që të integrojë në kombëtare disa fytyra të reja. Duke folur për të ardhmen e skuadrës që drejton, trajneri i Anglisë u tha gazetarëve: “Ju patjetër do të shihni disa ndryshime aty, duke nisur nga miqësoret e radhës, sepse ato do të jenë mundësi ideale për mua, për të parë disa lojtarë që nuk ishin me ne në “Euro 2012”, por që mendoj se duhet të kishin qenë.
Unë dua të shoh nëse ata mund ta shtojnë cilësinë në ekipin tonë. Fushata kualifikuese për Kupën e Botës 2014 fillon menjëherë, ndaj duhet të vendosim një balancë të drejtë midis përvojës dhe energjisë rinore tek Anglia. Ne duhet të mbajmë dy elemente nga finalet e këtij Europiani, disiplinën në lojën mbrojtëse, organizimin dhe punën ekipore. Po ashtu, duhet mbajtur në nivelin më të lartë dëshira e lojtarëve për të qenë pjesë e një ekipi si Anglia, që të jetë po ashtu në gjendje ta veshin këtë fanellë. Pyetja që lind në këtë rast është: a mundet që këta të rinj, të cilët janë në mendjen time, ta përmirësojë cilësinë brenda ekipit tonë? Jam duke shpresuar, por mund të them se një ose dy lojtarë që do t’i ftoj në kombëtare do ta provojnë këtë gjë.”