e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Kaizeri: Gjermanet s�i ndal askush

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kaizeri: Gjermanet s�i ndal askush
Me këtë Gjermani Franc Beken bauer nuk ka asnjë dyshim. Skuadra me të cilën ai ka ngritur çdo trofe të mundshëm si futbollist do të jetë “mbretëresha” e re e Evropës më 1 korrik dhe në këtë rrugë nuk e ndal dot as kampionia në fuqi, Spanja. Gjatë një interviste për revistën “Kicker”, Kaizeri nuk e llogarit rivalitetin me italianët, në rast se “pancerat” luajnë në të njëjtën mënyrë si me Greqinë.

“Nëse të enjten në fushë do të zbresë e njëjta skuadër që mundi Greqinë në çerekfinale, atëherë kjo Gjermani është e destinuar të shkojë në Kiev. Unë shoh Spanjën ekipin tjetër finalist, por duelin tjetër gjysmëfinalist Spanjë-Portugali, skuadrës së Joakim Lëvit i intereson fare pak fituesja. Si Spanja ashtu edhe Portugalia do të munden në finale nga Gjermania. Ka ardhur koha dhe janë pjekur të gjitha kushtet që ekipi ynë të ngrejë një trofe. Është e vetmja skuadër që e meriton dhe ka stofin ta fitojë titullin”, – u shpreh presidenti i nderit të Bajernit të Mynihut.

Lideri është Khedira Ish-kampioni i botës si lojtar dhe trajner e beson diçka të tillë edhe pa liderin e mesfushës në topformë: “Kemi parë që Shvajnshtaigeri nuk është lideri i zakonshëm në mesfushë. Ka qenë i dëmtuar për një kohë të gjatë dhe kjo ndoshta ka ndikuar në formën e tij. Tani ky rol i takon Khedirës. Ai është lideri në këtë turne. Me Greqinë më ka befasuar”. 66-vjeçari nuk i kursen elozhet edhe për arkitektin e kësaj skuadre, Joakim Lëv. “Kampionati është shumë i gjatë dhe i lodhshëm. Trajneri po përpiqet t’i japë besim të gjithë kontingjentit të lojtarëve, duke mos krijuar diferenca të mëdha në kualitet mes titullarëve dhe stolit. Morali i lojtarëve është në maksimum. Mario Gomez mund të rikthehet titullar sërish me Italinë, por ky është një vendim që i takon trajnerit”.

Arbitrat kanë dështuar Në fund, legjenda e futbollit gjerman, i cili është njëkohësisht edhe presidenti i Task Forcës së FIFA-s, kërkon me çdo kusht përfshirjen e teknologjisë në fushë. “Nuk mund të bëjmë më pa të. Gjyqtarët prapa porte kanë dështuar dhe më vjen keq për këtë. Ai gol fantazmë i Ukrainës me Anglinë është një provë e pakontestueshme. Unë kam qenë gjithnjë një partizan i teknologjisë dhe arbitrave, sepse këta të fundit mund të shohin shumë gjëra që fokusit të kamerës mund t’i shpëtojnë brenda zonës së rreptësisë”.