e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Arsenali firmos me sulmuesin Zhirud

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Arsenali firmos me sulmuesin Zhirud
“The Gunners” kanë konfirmuar në faqen e tyre zyrtare se kanë arritur një marrëveshje për nënshkrimin e një kontrate afatgjatë me ndërkombëtarin e Francës për një tarifë të pazbuluar. Klubi i Premier Ligës kishte kohë qenë ishte i lidhur me një lëvizje për Zhirud, ndërsa transferimin e lojtarit kampion të Francës me Montpelier, e zyrtarizmi sot, pasi 25-vjeçari përfundoi me sukses edhe testet mjekësore dhe palët ranë dakord për kushtet personale. Zhirud ka luajtur një rol kyç për titullin e fituar nga Montpelier në “Ligue 1: në sezonin 2011-2012, duke shënuar 21 gola në 36 paraqitjet e tij. Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, pas nënshkrimit me sulmuesin, ka konfirmuar një kontratë afatgjatë. “Ne jemi të kënaqur që kemi siguruar nënshkrimin me Olivier Zhirudm – ka thënë Venger për faqen zyrtare të klubit.  - Ai ka një prani shumë të mirë fizike dhe është i jashtëzakonshëm në luftën në ajër, me një produkt të madh pune për skuadrën ku luan. Ne jemi të ngazëllyer që Olivier do t’i bashkohet Arsenalit, si një vlerë e shtuar për objektivat tonë në sezonin e ardhshëm.

Ai ka dëshmuar se është i aftë në rang klubi, por edhe në kombëtaren franceze. Ne e pamë të gjithë se çfarë ndikimi të madh pati ai në fitimin e titullit kampion të Montpellier në sezonin e kaluar.”

Zhirud, që nis angazhimin zyrtar me Arsenalin më 1 korrik, u shpreh i kënaqur që ka siguruar një lëvizje të tillë në Premier Ligë, ku i mundësohet edhe luajtja në “Champions League”. “Unë jam i kënaqur që jam këtu, në klubin e Arsenalit, ku kam nënshkruar me një prej ekipeve më të mëdha në futbollin anglez, – u shpreh sulmuesi i entuziasmuar.  - Është një kënaqësi e madhe për t’u bashkuar me këtë klub të madh dhe kjo ka qenë një ëndërr imja. E konsideroj vërtet sukses që në moshë kaq të re të luaj në Premier Ligë.

Jam i tërhequr nga filozofia e futbollit që aplikohet në Angli, kam qenë në kontakt me Arsen Vengerin, i cili më mundësoi t’i bashkohem këtij klubi. Kam admiruar gjithmonë Arsenalin me historinë e tij të madhe dhe reputacionin, ndërsa tani shpresoj që të arrij gjëra të mëdha këtu. Jam shumë krenar që do të jem pjesë e Arsenalit, ndërsa premtoj se do të jap më të mirën time për të gjithë tifozët e skuadrës sime të re.”

Zhirud do t’u bashkohet bashkatdhetarëve të tij tek Arsenali, si Bacary Sagna, Laurent Koscielny, Sebastien Squillaci, Abou Diaby dhe Francis Coquelin.