Plani i çmendur i Moratit, rikthehen Ibra dhe Simeone
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Zërat për rikthimin e Masimo Moratit në krye të Interit po bëhen gjithnjë më të besueshëm. Pavarësisht faktit se ish-presidenti zikaltër ka thënë se nuk i intereson të marrë drejtimin e skuadrës, "Il Giornale" shkruan se Morati është duke kërkuar ortakë për të blerë afro 30% të aksioneve nga Erik Tohir.
Aktualisht, Morati zotëron 25% të aksioneve dhe në rast se do të ndihmohet nga miqtë e tij në Kuvajt, mund t'i çojë në 55% aksionet e tij në shoqërinë zikaltër. Kjo do të thotë se Morati mund të marrë shumicën e aksioneve dhe atëherë do të ishte sërish president i skuadrës zikaltër.
Skuadra
Këto ndryshime do të bëheshin në kupolën drejtuese, por sigurisht që do të ndiheshin edhe në ekip. Roberto Mançini vazhdon të jetë alternativa e parë edhe për Moratin, por, në rast se trajneri vendos të largohetatëherë Masimo ka ndër mend t'ia besojë skuadrën e tij Simeones. Vetë argjentinasi e tha disa ditë më parë se një ditë e sheh veten si trajner të zikaltërve.
Ndryshime do të kishte edhe në sulm, ku Mauro Ikardi duket se do të largohet dhe vendin e tij mund tazërë suedezi Ibrahimoviç. Ai ka kaluar vite të arta me fanellën e Interit dhe sigurisht që mund të pranonte të jetonte edhe për disa vite të tjera në Milano.
Në mesfushë, Masimo Morati pëlqen Banegën dhe gjatë gjithë kësaj kohe e ka sponsorizuar transferimin e argjentinasit në Milano. Në rast të një largimi të mundshëm të portierit Samir Handanoviç, Morati dhe drejtuesit zikaltër janë duke mbajtur nën vëzhgim situatën për Matia Perin, po dëmtimi i tij duket se i ka trembur interistët.