e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Barleti Volej dhe Tirana prekin finalen

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Barleti Volej dhe Tirana prekin finalen

U luajtën ditën e djeshme ndeshjet e para gjysmëfinale të "play off"-it në volejboll për femra. Tirana dhe Barleti Volej respektuan parashikimet teksa në "Fahrie Hoti", skuadra vendëse mposhti 3-0 Skënderbeun, ndërsa kampionet në fuqi Teutën po 3-0. barleti volejTë parat ishin bardheblutë që hodhën një hap në finale, por me jo pak sforco përballë korçareve. Në setin e parë janë korçaret që kryesojnë deri në pikën e 22- të. Por loja e Sejfullait, e ndihmuar nga kapitenia Shkurti dhe Blloku ngushtojnë pikët 21-22. Një ngecje e bukur nga Ergysa Blloku dhe barazim.

Më pas kryeqytetaset kanë marrë zemër falë edhe dyshes në bllok TuciLasku duke e mbyllur me fitore 26-24. Edhe në setin e dytë janë sërish korç- aret që e nisin bukur gjysmëfinalen duke kryesuar deri në 7-6 ku spikat performanca e Nastar dhe Nensi Shehu. Por titullarja Nezaj ka arritur të barazojë me një pikë direkt nga shërbimi. Po kjo lojtare firmos edhe pikën e avantazhit për vendëset.

Kjo epërsi do të administrohet me kujdes deri në fund të setit duke triumfuar më me lehtësi se në të parin 25- 20. Edhe më dramatik luhet seti i tretë. Skënderbeu kryesonte 24-20, por Nezaj, protagonistja e Tiranës realizon katër pikë radhazi. Suksesi mban emrin e saj pas pikës së 26-të të vulosur nga shërbimi. Pas Tiranës, edhe Barleti Volej ka fituar dje ndeshjen e parë gjysmë- finale të "play off"-it në volejboll për femra, duke mundur me lehtësi 3-0 në "Asllan Rusi" ekipin e Teutës.

Një ndeshje e komanduar dhe fituar "flash" me meritë nga skuadra kampione. Një rezultat i pritshëm për të besuarat e trajnerit Hasan Gurabardhi. Ndeshjet e dyta do të luhen të shtunën: Skënderbeu-Tirana 14:00, Teuta-Barleti Volej 17:00.

BARLETI VOLEJ-TEUTA 3-0 (1-0)
(25-16, 25-17, 25-15)
BARLETI VOLEJ: Xhixha, Xheka, Tuci, Thaka, Braho, Bici, Zenurllari (L)/Brati, Hasku, Xhelili, Picaku, Celej. Trajner: H.Gurabardhi
TEUTA: Nurja, Begiçi, Dervishi (L), Avdyli, Rexhepi, Guza, Disha/Hoxha, Çuka. Trajner: E.Jazenxhiu
GJYQTARË: R.Kuka, G.Sakaj
ASISTENTË: L.Nurçe, E.Kurti

TIRANA-SKËNDERBEU 3-0 (1-0)
(26-24, 25-20, 27-25)
TIRANA: Tuci, Pira, Hoxha, Shkurti, Meta, Sejfullai, Lasku, Blloku, Nezaj, Meta. Trajner: Adrian Gorenxa
SKËNDERBEU: Shehu, Demiraj, B. Bega, A. Bega, Grabocka, Kola, Nastas, Beshiri. Trajnere: Tatjana Marashi
GJYQTARË: R.Mujo, N.Dervishhasani

Përgatiti: Abdulla Dushku.