Plani i FSHF per ndeshjen me Serbine: Ne stadium femije dhe familjare
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka në plan të fusë sa me shumë familjarë dhe fëmije në ndeshjen Shqipëri-Serbi, duke anashkaluar tifozët qe mund te shkaktojnë probleme.
Ka patur kërkesa të jashtëzakonshme biletash për ndeshjen Shqipëri-Serbi që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” ne datën 8 tetor.
Të paktën nga një llogaritje e përafërt janë me shume se 50 000 njerëz që duan të jenë prezent në ‘Elbasan Arena’.
Por, kapaciteti i stadiumit nuk është me shume se 12. 700 vende, kështu, do të jetë shumë e vështirë që me 8 tetor të kesh me vete një “letër magjike”.
Por, edhe frika e incidenteve shqetëson shume Federatën e Futbollit te Shqipërisë, raporton Ora News.
Biletat ende nuk ka filluar te dalin ne treg, por kane nisur bisedimet për organizimin e ndeshjes delikate.