Zedhenesja e FSHF-se heq postimin per De Biasin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Zedhenesja e institucionit te futbollit shqiptar, Jona Dervishi, ka hequr dje nga adresa personale ne rrjetin social 'Facebook' postimin e bere dy dite me pare, ne lidhje me deklaratat qe kishte dhene per trajnerin e Kombetares shqiptare, Gianni De Biasi.
Mesa duket, pas komenteve të shumta negative të tifozëve për shprehjen e Dervishit, “se Shqipëria e bëri të famshëm De Biasin”, drejtoresha e zyrës për shtyp në FSHF ka bërë “mea culpa”, duke fshirë në këtë mënyrë postimin nga “Facebook”-u.
Në këtë të fundit shkruhej “Shoh që më kanë nxjerrë në gazeta dhe portale ‘online’, ndaj dua të bëj një sqarim. Gianni De Biasi është trajneri Kombëtares sonë, strategu i fitoreve dhe unë kam fatin të punoj me të, sepse ka ndikuar për ëndrrën tonë drejt Europianit dhe unë dua t’i them ‘Grazie Mister!’. Por, është njësoj e vërtetë dhe e ritheksoj që në vendin tonë famën ose emrin ia dha Kombëtarja, pikërisht si trajner i saj, sepse jo gjithnjë duhen vetëm skema, por sepse kemi lojtarë të zotë që luajnë si gladiatorë në realizimin e kësaj skeme. Mos më keqpërdorni mënyrën sesi jam shprehur dhe atë ç’kam dashur të nënkuptoj!”.
Vlen të theksohet se deklarata e Dervishit ka shkaktuar një reagim të fortë nga opinioni sportiv, madje ka reaguar edhe ish-sulmuesi i shquar i Kombëtares, Sokol Kushta, i cili ka theksuar se FSHF-ja duhet të rinovojë me De Biasin.
“De Biasi ka një statistikë të shkëlqyer, një punë të admirueshme, që jo një zëdhënëse 22-vjeçare, por asnjë, qoftë edhe personalitet futbolli, nuk e mohon dot. Ne duhet të jemi mirënjohës për punën e De Biasit dhe ta respektojmë për çfarë ka sjellë deri më tani. FSHF-ja duhet të krijojë mundësitë që të rinovojë me këtë trajner”, pat thënë Kushta gjatë një bisede për “Panorama Sport”.