e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Pique: Messi nuk eshte aq i fiksuar sa Cristiano

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pique: Messi nuk eshte aq i fiksuar sa Cristiano

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique në një intervistë për ‘Voetbal Magazine’, foli për ‘Topin e Artë’. Reprezentuesi spanjoll mendon se kolegu i tij, Lionel Messi, është një talent natyral, ndërsa Cristiano Ronaldo e ka arritur me punë. “Unë e admiroj forcën mendore që mori Cristiano Ronaldo pasi Lionel Messi fitoj katër herë ‘Topin e Artë’”, tha Pique. Ndërsa për Ronaldon u shpreh kështu: “Unë isha i kënaqur që Ronaldo që e fitoi vitin e kaluar, por Messi është një talent natyral, kurse CR7 është i fiksuar pas punës”.