Humbin me rezultatin 20-0, per shkak te lopes
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Një ekip i ligës amatore franceze, Marly-Gomont, humbi një garë me rezultatin e pabesueshëm, 20-0, për një arsye shumë të veçantë. Ngjarja e çuditshme ka ndodhur në një kampionat amator, ku skuadra Marly-Gomont humbi 20-0 kundër rivalëve Tupigny. Situata nuk ishte shumë dëshpëruese kur rezultati ishte 5-0. Por ajo u bë e tillë, kur portieri vendosi që të lërë lojën, pasi lopa e tij ishte duke lindur.
Portieri në fakt ishte dhe fermer, dhe nuk mundej që kurrsesi të humbiste këtë rast. Për të zëvendësuar atë, hyri presidenti i klubit, Alain Braghèri 61 vjeç, i cili nuk qe në gjendje të mbante rezultatin, por mori edhe 15 gola të tjerë.