e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Messi goditet me shishe ne koke (Video)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Messi goditet me shishe ne koke (Video)

Një padrejtësi e dyfishtë është bërë ndaj futbollistit argjentinas Lionel Messi në ndeshjen Valencia-Barcelona. David Fernandez Borbalan, gjyqtari kryesor i sfidës Valencia-Barcelona, ndëshkoi me karton të verdhë argjentinasin, pasi ky i fundit raportoi sulmin e një tifozi të Valencias. Ai e goditi Messin me shishe në kokë, nga tribuna ku ishte ulur. Sikur të mos mjaftonte ky gjest i ulet i këtij tifozi, që e goditi Messin me shishe, ai merr edhe kartonin e verdhë, një gjest ky që nuk u kuptua aspak nga Messi, e as nga bashkëlojtarët e këtij të fundit.