Peshengritje, edhe Romela Begaj kampione bote ne Kazakistan
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pas suksesit historik të Daniel Godellit që u shpall kampion bote në dy- garësh, sot peshëngritësja shqiptare Romela Begaj është shpallur kampione bote në stilin e shkëputjes në Botërorin që po zhvillohet në Almati të Kazakistanit.
Peshëngritësja shqiptare, ka arritur të triumfojë, duke ngritur 113 kilogramë , duke lënë pas garueset e tjera.
I pari që e ka uruar Begajn përmes një postimi në “Facebook”, ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili ka komentuar: “Urime Romela Begës për medaljen e artë. Një kampione bote për të gjitha vajzat shqiptare. Superbarazi gjinore në medaljet e arit”, – e ka mbyllur Rama, duke iu referuar medaljes së arit të fituar dje edhe nga 22-vjeçari elbasan Godelli.