e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Rama uron kombetaren per ndeshjen me Francen: Ju prifte e mbara

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Rama uron kombetaren per ndeshjen me Francen: Ju prifte e mbara

Kryeministri Edi Rama uroi sot ekipin kombëtar shqiptar për ndeshjen miqësore që do të zhvillohet nesër në Francë. Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Rama e cilëson ndeshjen, një miqësore, prej së cilës ka shumë për të mësuar. Kreu i qeverisë shqiptare e bëri njoftimin e tij nga Durrësi, pas përcjelljes së kuqezinjve për përballjen me ekipin francez.

“Kafe në Durrës me De Biazin dhe çunat e Kombëtares që sa u nisën për në Francë. Ju priftë e mbara nesër, një miqësore ku ka shumë për të mësuar”, shkroi kryeministri në Facebook. Edhe kapiteni i kombëtares Lorik Cana deklaroi dje se kombëtarja është një ndër favoritet në Kampionatin Evropian, dhe pavarësisht se për Francën ndjen një vlerësim të madh, ai shpreson në një fitore. Pas Francës, kombëtarja shqiptare do të shkojë në Xhenova për të luajtur me një tjetër ekip prestigjioz, siç është Italia.