Peshengritje: Romela Begaj nenkampione e Europes!
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Romela Begaj është e artë. 26 vjecarja nga Tirana është kampione e Europës duke na ngritur peshë të gjithëve ne bashkë me shtangën e saj. Dhe nuk mjafton as një vendim i dyshimtë i gjyqtarëve në dygarësh, për ta ulur nga podi më i lartë. Sepse për Europën ajo mund të jetë nënkampione, por për ne është kampionia e zemrës, vajza e cila ngriti lartë flamurin tonë.
Romela, e cila e kishte bërë të ditur objektivin e saj se kërkonte medaljen e artë në Antalia, u ngjit në pedanë e fundit në stilin e shkëputjes duke e nisur garën me 93 kilogram, e cila u kalua me sukses. Dhe në provën e dytë, Romela kaloi me sukses 98 kilogram, po aq sa dhe azerja Bojanka Kostova, e cila ishte e favorizuar si pasojë e peshës trupore më të lehtë sesa sportistjA kuqezi. Në provën e tretë Romela tentoi 102 kilogram, rekord i saj personal në shkëputje. Begaj e ngriti lartë shtangën duke cuar në podin më të lartë Shqipërinë për titullin evropian në këtë stil, që i dha katër kilogram përparësi në dygarësh ndaj kundërshtarëve të saj.
Në shtytje Romela e nisi garën e saj me 113 kilogram, të cilin e kaloi me sukses. Në provën e dytë Romela Begaj, provoi 116 kilogram, të cilin arriti ta ngrejë lartë por protesta e ekipit gjerman, se shqiptarja peshoi peshën në momentin që po e mbante mbi shpatull, bëri që gjyqtarët ta quajnë të parregullt provën e saj duke i hequr mundësinë të hynte në zonën e medaljes dhe në stilin e shtytjes. Në provën e tretë, 26-vjecarja provoi 118 kilogram por tensioni i akumuluar bëri që të mos e kalojë dot shtangën lartë duke shpërthyer në lot, për një titull evropian të munguar në dygarësh. Megjithatë Romela Begaj është nënkampione e Evropës në dygarësh dhe kampione e Evropës në shkëputje. Shqipëria e ka tashmë kampionen e saj, me shpresën se vajza nga Tirana nuk do të harrohet më institucionalisht dhe ai flamur kuqezi i ngritur lartë në Evropë, do të mund ta ngrejë në nivelin që meriton dhe në Shqipëri, aty ku një heroinë e tillë deri tani është lënë në harresë.