e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Përmirësohet ndjeshëm gjendja e Erdenis Gurishtës

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Përmirësohet ndjeshëm gjendja e Erdenis Gurishtës

Lajme të mira vijnë nga Shkodra për gjendjen e 20 vjeçarit të Vllaznisë, Erdenis Gurishtës. Sipas faqes së klubit shkodran situata e tij tani është më mirë.gurishta

Mjekët e spitalit të Shkodrës nuk e kanë lejuar dërgimin e tij për në Tiranë pasi lojtari po shfaq dukshëm shenja përmirësimi.

Pas rezonancës së dytë të bërë sot, gjendja duket më e mirë, sidomos duke e krahasuar me dje.

Gurishta u përplas me Nimanin në një dyluftim gjatë ndeshjes së djeshme, Vllaznia-Laçi e cila përfundoi 0-0 dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit rajonal të Shkodrës ku për shumë orë ka qenë në një gjendje kritike.