e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Alegri: Mjaft barazuam, të rikthehemi te fitorja

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Alegri: Mjaft barazuam, të rikthehemi te fitorja

E ardhmja e Masimil iano Alegrit është e gjitha për t'u shkruar, ndonëse trajneri i Juventusit kërkon të përqendrohet te e tashmja, e thënë ndryshe, te dy ndeshjet e radhës kundër Interit.alegri Pas bisedimeve të zhvilluara së fundmi me Çelsin, por edhe disa oferta të tjera, livornezi 48-vjeçar është nervozuar në konferencën për shtyp, ku nuk ngurroi që të ngrejë edhe zërin:

"Nuk e di sesi do të ndiheshit ju kur të gjithë flasin për të ardhmen tuaj. Personalisht, jam i irrituar me këto pyetje mbi faktin nëse do të qëndroj apo jo, por nëse doni ta dini, askush përveç meje nuk e vendos fatin tim. Unë te kombëtarja në vend të Kontes? Nuk e kuptoj se pse doni të më largoni me çdo kusht nga Juventusi...

E kam thënë dhe rithënë, po punoj për të fituar dhe për t'i dhënë një të ardhme kësaj skuadre, nuk kam pasur kurrë probleme me drejtuesit apo diçka të tillë. Unë punoj me objektiva dhe ato të mitë aktualë janë rikthimi te fitorja pas dy barazimeve radhazi.

Kundër Interit duam të ruajmë kreun e kampionatit pas ndeshjes së nesërme (sot) dhe të fitojmë të drejtën e të luajturit të finales së Kupës së Italisë, pas takimit që do të luajmë sërish përballë tyre, të mërkurën". Për t'u bërë më seriozë në lidhje me duelin e sotëm, Masimiliano Alegri e di se nuk do të jetë aspak e lehtë. Inter muskuloz - "Mançini do luajë me shumë mbrojtës?

Unë di vetëm që na pret një ndeshje shumë e vështirë, sepse Interi është një skuadër fizike. Ata që Mançini do të hedhë në fushë nuk janë mbrojtës, por lojtarë që luajnë në disa pozicione të ndryshme. Fundja, edhe ne jemi akuzuar se luajmë me pesë mbrojtës, ndonëse Evra dhe Lihshtajner shtyjnë nga krahët e mesfushës.

Mos harrojmë se Interi është ende në luftë për vendin e tretë, prandaj në Torino do të vijë edhe më i uritur për të bërë rezultat, sepse kundër nesh pikët vlejnë dyfish. Mos harrojmë se si e nisëm ne kampionatin dhe si Interi... Kjo do të thotë se në futboll gjërat ndryshojnë shpejt, ndonëse unë jam lodhur duke barazuar së fundmi. Prandaj, pres të rikthehemi te fitorja në kampionat, pastaj të mendojmë për përballjen e dytë radhazi, që na pret në kupë".

Pengje nga Bajerni - Duke iu rikthyer ndeshjes së Champions-it kundër Bajernit të Mynihut, Masimiliano Alegri pranon se ka qenë i nervozuar me skuadrën e tij: "Pas pjesës së parë, u ulërita futbollistëve të mi, për qëndrimin e tyre shumë difensiv. Për të mundur ekipe si Bajerni dhe Barcelona nuk mjafton që të përdorësh fizikun, ndërkohë që ato e lëvizin topin me 130 kilometra në orë. Prandaj, në Gjermani shpresoj se do të jetë një ndeshje krejt ndryshe e luajtur nga ne. Kemi shanse të kalojmë".