Permiresohet gjendja e Michael Schumacher
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pas 94 ditësh nga faza rikuperuese, Michael Schumacher ka bërë përmirësime, raporton BILD. Pas këtyre sinjaleve pozitive 45-vjeçari mund të dërgohet në një klinike rehabilitimi. Familjarët, doktorët dhe miqtë janë optimist se kampioni i F1 mund të dalë nga koma.
“Ka shenja që na japin kurajë”, thotë menaxherja, Sabine Kehm.
Dëmtimi i trurit të Schumacher-it është shumë i komplikuar dhe mund të çojë në komplikacione të papritura apo në pengesa.
Ndërkohë, pak ditë më parë mediet britanike raportonin se bashkëshortja, Corinna, ka ndërtuar një dhomë të përshtatshme si spital ku mund të qëndrojë 45-vjeçari. Por, menaxherja e përgënjeshtrojë një lajm të tillë.