e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Senegalezi Kamara: Ndeshja me Kosoven, nje shaka e madhe

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Senegalezi Kamara: Ndeshja me Kosoven, nje shaka e madhe

Pas mediave senegaleze që kritikuan Kombëtaren e Senegalit, e cila do të luajë një ndeshje miqësore me Kosovën, vjen edhe reagimi i parë nga një futbollist. Është sulmuesi i Eskishehirsporit, Diomansi Kamara, i cili ka irnonizuar Kosovën. Madje, ai ka shkuar aq larg, sa ka thënë se përballja me Përfaqësuesen e Albert Bunjakut është një shaka e madhe.

“Sot, fakti që Senegali do të luajë ndeshje miqësore kundër Kosovës (më 25 maj në Gjenevë), është një shaka e madhe. Është jo respekt për ekipin e Senegalit, që duhet të gjejë një kundërshtar të rangut të njëjtë, ose më të lartë për të rritur nivelin e vet”, ka shkruar Kamara në kolumnen e tij për Observer, transmetojnë mediat senegaleze.

Më tutje, ai ka kërkuar sqarime nga Federata e tij, se kujt i duhet një ndeshje e tillë.

“Do të doja që dikush të më shpjegojë mua, se cili është qëllimi i kësaj ndeshje? A është kjo një ndeshje ku mund të përfitojnë lojtarët e rinj? Jo, unë nuk mendoj kështu, nuk ka arsye. Kosova nuk është një ekip i njohur ndërkombëtarisht”.