e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Perleshje fizike ne basketbollin e femrave te Kosoves (Video)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Perleshje fizike ne basketbollin e femrave te Kosoves (Video)

Dueli i ekipeve pa humbje në edicionin e sivjetmë të Ligës së Femrave në mes të Penzës dhe Trepçës përfundoi në mënyrë të turpshme, me përleshje. Kur kishin mbetur vetëm tre të qindtat e sekondës deri në fund të takimit, pranë rezultatit 57-47 në të mirë të Penzës, një basketbolliste mysafire e goditi lojtaren e Penzës, Iliriana Berishën, e cila më pas u kundërpërgjigj në të njëjtën mënyrë. Këtu u përfshinë më pas edhe lojtaret tjera të Trepçës, Arta Mustafa dhe Gjulshen Fejza, të cilat po ashtu me grushta dhe shqelma e sulmuan lojtarën vendase, Ilirana Berisha.

Pasi u qetësuan gjakrat, gjyqtarët përjashtuan nga loja Iliriana Berishën e Penzës dhe Arta Mustafen e Gjylshen Fejzën e ekipit të Trepçës. Ndeshja përfundoi me rezultat 57-47. Ky është turpi i radhës i madh për basketbollin e Kosovës, në një moment shumë të mirë për këtë sport, ku duket se pasi basketbolli i meshkujve është shembull edhe për garat ndërkombëtare, tani femrat kanë filluar të jenë problematike.