Skandali me ndeshjet, Gattuso e Brocchi nen hetim per mashtrim sportiv
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Vijojnë hetimet për bastet e paligjshme në Serinë A të kampionatit italian të futbollit. Rreth 20 persona, mes të cilëve ish-futbollisti i ekipit të Milan, Gennaro Gattuso, dhe ai i Lazio, Cristian Brocchi, po hetohen për favorizim dhe përfshirje në mashtrime sportive. Ndërkohë janë arrestuar Salvatore Spadaro e Francesco Bazzani, të njohur nga futbollistët si “Mister X”. Ndërkohë po bëhen verifikime në Milano, Bolonja, Rimini e Mesina. Hetimet e nisura nga prokuroria e Kremonës, janë faza e fundit e operacionit “Last Bet”, i nisur në qershor të vitit 2010 dhe që ka çuar në burg dhjetëra futbollistë mes të cilëve Beppe Signori, Cristiano Doni e Stefano Mauri. Sipas mediave italiane po verifikohen 90 ndeshje të kryera nga viti 2009 deri në 2013, mes të cilave edhe të Juventus, Inter e Milan.