Perez po i largon 'tradhtaret' sipas paralajmerimit te Mourinhos
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Një vit para se të largohej nga Real Madridi, Jose Mourinho e kishte paralajmëruar presidentin Florentino Perez për ekzistimin e shtatë ‘tradhtarëve’ në skuadër, të cilët i ka quajtur “dele të zeza”. Sipas tij, Iker Casillas, Sergio Ramos, Marcelo, Gonzalo Higuain, Kaka, Raul Albiol dhe Mesut Ozil po e pengonin përparimin e ekipit duke sabotuar, shkruan El Pais.
Edhe pse në fillim nuk i kishte besuar, pas humbjes prej 4-1 nga Borussia Dortmundi në Ligën e Kampionëve, Florentino kishte filluar të mendojë seriozisht për fjalët e portugezit. Dhe gjatë kohës kur po negocionte me trajnerin Carlo Ancelotti e ka vënë në pah këtë temë. Kështu, që në fillim të sezonit, ai i largoi katër prej tyre: Higuain (Napoli), Kaka (Milan), Albiol (Napoli) dhe Mesut Ozil (Arsenal).
Situata e portierit Casillas vazhdon të mbetet e tensionuar dhe duket se qëllimi i klubit është që t’ia ulë rëndësinë që ka për tifozët para se ta shesë. Po ashtu, kohët e fundit është folur për një ‘çarje’ mes Sergio Ramos dhe drejtuesve të klubit, ashtu që të dy këta lojtarë pritet të largohen gjatë verës së ardhshme.