Pep nuk do shkojë i vetëm nga Bajerni te Siti
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pep Guardiola ka hequr dorë nga transferimi i lojtarëve, por jo drejtuesve të Bajernit. "Lojtarët duhet të qëndrojnë këtu, te Bajerni", pat thënë Pep gjatë konferencës për shtyp para fitores 5-0 me Verderin.
Ndërkohë, mediat gjermane zbulojnë se Pep Guardiola vlerëson së tepërmi punën e drejtorit teknik Mikael Reshke.
Drejtuesi gjerman erdhi në Mynih nga Leverkuseni në vitin 2014. Ai bëri të mundur transferimin e talentit Joshua Kimish verën e kaluar. Këtë "skaut" trajneri spanjoll kërkon ta marrë me vete me çdo çmim te Mançester Siti. Drejtori teknik kujdeset së tepërmi për evidentimin e superlojtarëve te Bajerni